Flamuri i BE-së dhe i Kosovës

Dita e Europës, Osmani-BE: I jepni fund 4 viteve të mohimit të padrejtë të liberalizimit të vizave për Kosovën

9 Maj 2022, 17:36| Përditesimi: 9 Maj 2022, 17:38

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Evropës duke thënë se Kosova qëndron e bashkuar me aleatët e saj në këtë kohë sfiduese.

Osmani gjithashtu ka bërë thirrje që BE-ja t’i japë fund siç shprehet ajo “4 viteve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën”.

“Si shteti më pro-evropian në botë, sot Kosova shënon Ditën e Evropës në mbarë vendin tonë. Ne qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në këtë kohë sfiduese. Por ne gjithashtu bëjmë thirrje për t’i dhënë fund 4 viteve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Osmani.

Ajo gjatë postimit të saj në Twitter ka theksuar se në këtë ditë mendojnë Kosova mendon edhe për popullin e Ukrainës që po përballet me ferrin e agresionit rus.

 “Për popullin e Kosovës, vlerat evropiane janë më shumë se fjalë, është një mënyrë jetese. Në këtë ditë ne mendojmë gjithashtu për njerëzit e Ukrainës të cilët vazhdojnë të përballen me ferrin përballë agresionit të paprovokuar rus. Kosova qëndron fort në anën e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe”, ka shkruar Osmani.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?