Sociale

Dita e farmacistëve, sot shërbime falas për të moshuarit: Mision përtej dhënies së ilaçeve

25 Shtator, 19:49| Përditesimi: 25 Shtator, 19:55

  • Share

Farmacistët shënuan Ditën Botërore me aktivitete sensibilizuese në Tiranë. Ata vizituan shtëpinë e të moshuarve ku dhuruan pajisje si dhe shërbime falas për qytetarët në sheshin “Skënderbej”.

***

Me moton “Mendo Shëndet, Mendo Farmacist”, u shënua këtë vit Dita Botërore e Farmacistëve me një sërë aktivitetesh me synim ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Në Tiranë, përfaqësues të Federatës së Farmacistëve vizituan Shtëpinë e të Moshuarve, ku dhuruan pajisje mjekësore, materiale mjekimi dhe barna.

Në sheshin “Skënderbej” u ngritën tenda ku qytetarët matën falas tensionin dhe gliceminë, si dhe morën fletëpalosje me këshilla për një jetë më të shëndetshme.

Interesi i qytetarëve, veçanërisht i atyre të moshës së tretë, ishte i lartë .

Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve, Dëfrim Goma, theksoi se roli i farmacistit shkon shumë përtej dhënies së barnave.

“Është një kujtesë e qartë se roli i farmacistit nuk kufizohet vetëm në shpërndarjen e barnave, por shtrihet gjerësisht në ofrimin e kujdesit profesional, edukimin shëndetësor, parandalimin e sëmundjeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për çdo individ në komunitet”.

Pas matjes së parametrave, farmacistët këshillojnë qytetarët, në rast se duhet apo jo të ndiqen të mjeku i familjes.

Aktualisht në Shqipëri ushtrojnë profesionin 2995 farmacistë.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?