Meta me femijët

Politikë

Dita e Fëmijëve/ Presidenti Meta, mesazh: Është detyrë e të gjithëve t’i mbrojmë nga dhuna! Kuvendi të ndërmarrë nismat e duhura

20 Nëntor 2021, 12:50| Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 12:52

  • Share

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, presidenti i Republikës Ilir Meta u bën thirrje të gjithë aktorëve institucionale ligjore të garantojnë për çdo fëmijë shqiptar të drejtë e jetës.

"Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, i nxis të gjithë aktorët institucionalë të ndërmarrin nisma konkrete ligjore, që garantojnë për çdo fëmijë shqiptar të drejtën e jetës, si e drejtë e patjetërsueshme, mbrojtjen e shëndetit dhe nga çdo forme abuzimi, edukim dhe arsim cilësor, si dhe një fëmijëri të lumtur dhe të sigurt, për të jetuar të lirë në një shoqëri në paqe, ku mbizotërojnë vlerat më të larta njerëzore dhe kombëtare.

Inkurajoj Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe çdo deputet, për të miratuar nismat e duhura, në veçanti për mbrojtjen dhe parandalimin e abuzimeve dhe krimeve ndaj fëmijëve, duke parashikuar ndëshkimin më të ashpër ligjor.

U bëj thirrje institucioneve përgjegjëse të zbatojnë me rigorozitet kuadrin ligjor ne fuqi, duke mundësuar zbatimin e programeve konkrete për garantimin e mirëqenies dhe të një mjedisi të sigurt për çdo fëmijë.

Asnjë fëmijë shqiptar nuk meriton të përjetojë ndjenjën e frikës apo më keq akoma, të dhunës. Është detyra e të gjithëve t’i mbrojmë, që të rriten të shëndetshëm, të sigurt dhe të mirëedukuar. Një fëmijëri e lumtur, është bazë për një shoqëri të shëndoshë dhe plotësisht europiane në të ardhmen", ka shkruar Meta.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 20/11/2021 18:26

    O pis president leri femijet ne endrrat e tyre o hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?