Kremlini konfirmoi një armëpushim tre-ditor në Ukrainë, që përkon me festimet që shënojnë edhe 80-Vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore.
Për këtë ngjarje të rëndësishme për Rusinë, përgatitjet janë intensive, por nuk kanë munduar as incidentet.
Sipas autoriteteve ruse, të paktën 350 fluturime janë anuluar ose vonuar pas sulmeve me dronë ukrainas. Kjo preku planet e udhëtimit për të paktën 60 mijë pasagjerë.
Po ashtu, në Moskë, pothuaj të gjithë sektorët po përjetojnë ndërprerje dhe ngadalësime për shkak të kufizimeve në komunikimet online të vendosura për arsye sigurie, përpara paradës së 9 majit në Sheshin e Kuq.
Ndërkohë Kremlini konfirmoi se do të nisë një armëpushim 3 ditor me rastin e zhvillimit të paradës së fitores ndaj nazizmit, por selia e Putin kërcënoi Ukrainën se nëse do të sulmojë gjatë këtyre ditëve do të ketë kosoto të larta.
Kievi ndërkohë kërkoi nga vendet që do të marrin pjesë në këtë paradë që të mos dërgojnë ushtarët e tyre atje, duke mos dhënë sërish një përgjigje nëse do të sulmojë gjatë kësaj peridhe.
Ukraina sulmoi dy ditë më parë dronë Moskën. Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin tha në mediat sociale se të paktën 19 dronë ukrainas u shkatërruan para se të arrinin në qytet, pa shkaktuar viktima.
Ndërkohë edhe Rusia vijoi sulmet në rajone të ndryshme të Ukrainës. Në Kursk dhe Odesa raketat e Moskës shkaktuan të paktën 4 të vdekur që u konfirmuan nga autoritetet.
Komente
