Turistët hapësinor të SPACE X përfundojnë mbrëmjen e sotme udhëtimin e tyre tre ditor në hapësirë. Të katër turistët hapësinorë në një video live kanë treguar se deri tani çdo gjë po shkon më së miri. Qëllimi i misionit ishte të mbledhë të dhëna që lejojnë një kuptim më të mirë të efektit të mjedisit hapësinor në njerëz jo profesionistë.
Në bordin e anijes kozmike SpaceX janë Hayley Arceneaux, një grua e re që i mbijetoi kancerit, miliarderi Jared Isaacman, i cili e caktoi misionin, Chris Sembroski, një inxhinier i hapësirës ajrore dhe Sian Proctor, një artist edukativ. Qëllimi është që pastaj të grumbullohen 200 milionë dollarë dhe miliarderi Jared Isaacman ofron gjysmën.
Katër civilët u trajnuan për gjashtë muaj në manovra në gravitet zero, po rrotullohen rreth tokës me shpejtësi prej rreth 28.160 kilometra në orë dhe po sillen rreth planetit çdo 90 minuta.
Inspiration4 është misioni i katërt i drejtuar për SpaceX, por i pari që nuk mban astronautë të trajnuar profesionalisht.
The Inspiration4 crew were all smiles as they gave a tour of the Dragon capsule and zoomed with patients from St. Jude.
— NBC Nightly News with Lester Holt (@NBCNightlyNews) September 18, 2021
The mission is raising funds for the children’s hospital and cancer research.@LesterHoltNBC shares this story. pic.twitter.com/LoZF3vgDlx
Misioni hapësinor i katër astronautëve amatorë të cilët u larguan nga Florida në misionin e tyre privat në orbitë përfundoi me sukses. Pasi astronautët u kthyen në tokë nga nisma 3 ditore me qëllim mbledhjen e të dhënave që lejojnë një kuptim më të mirë të efektit të mjedisit hapësinor në njerëz jo profesionistë, Elon Musk i uroi përmes një postimi në Twitter.
Congratulations @Inspiration4x!!!
— Elon Musk (@elonmusk) September 18, 2021