Deputeti i PS-së, Spartak Braho deklaron se nuk i ka mbetur asnjë peng në Kuvend, ndërsa thekson se kishte detyrim që ish-kryeministri Sali Berisha të shmangej nga politika dhe këtë e arriti.
Pavarësisht se Berisha ka marrë mandat në Tiranë, Braho thotë se nuk do të jetë në Kuvend.
“Besoj se e kam plotësuar në masën më të madhe. Nuk kam asnjë peng. Përderisa një detyrim që kisha që Sali Berisha të shmangej nga politika, këtë e arritëm tani besoj se politika do ecë në rrugë të mbarë. Nuk besoj se do jetë Berisha në parlament. Nuk mund ta paragjykoj parlamentin e ri përsa kohë janë ato djem dhe vajza që ne i njohim dhe i kemi punuar me duart tona”, tha Braho.
Sa i përket Mimi Kodhelit dhe Pandeli Majkos e disa figurave të tjera të PS që s’do të jenë në mandatin e ardhshëm, Braho u përgjigj se ata nuk duhej të ishin eleminuar.
“Nuk duhet të ishin eliminuar as Mimi dhe as Pandeliu pasi punuam në një sistem që kishte defekt serioz” – u shpreh socialisti.
Ndërsa vendimin më të rëndësishëm të parlamentit ka cilësuar nismën për shkarkimin e Metës.
“Shkarkimi i Presidentit” – u përgjigj Braho.
Lajmi kryesor:
Nuk rikthehen më në shtator në Kuvend/ Deputetët Roshi, Zeneli, Gjoni, Përmeti dhe Velaj: Vijojmë kontributin në politikë! Habit Jenisheri: Zgjedhjet do përsëriten
//ReportTv.al