Fatmir Xhafaj, ministri në largim paraditen e sotme para gazetarëve

Politikë
Top 24

Dita e fundit në ministrinë e Brendshme, Xhafaj përdor shprehjen e Ramës: Lojë shahu është…

5 Nëntor 2018, 17:23| Përditesimi: 5 Nëntor 2018, 17:27

  • Share

Ministri i Brendshëm në largim, Fatmir Xhafaj, një ditë para largimit të tij përfundimtar nga ky dikaster, duket se ka zgjedhur sot të përdorë të njëjtat fjalë të thënë më herët nga kryeministri Edi Rama.

Në momentin kur po hynte në zyrën e tij në këtë ministri, Xhafaj nuk ka pranuar të flasë për gazetarët, por ka thënë vetëm: ‘Lojë Shahu është. Asnjë koment’.

Fraza e përdorur nga Xhafaj, u artikulua 3 ditë më parë nga Rama, në një mesazh që ai ua dërgoi deputetëve të grupit socialistë, pas vendimit të Metës për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër.

‘Asnjë koment, politika është lojë shahu’-ishte një pjesë nga mesazhi i Ramës.

Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen 10 ditë më parë, ndërkohë që arsyet për largimin e tij nuk janë shpjeguar as nga kryeministri Edi Rama dhe as nga vetë Xhafaj. Në krye të kësaj ministrie kryeministri ka komanduar gjeneral Sandër Lleshin, ndërkohë që çështja e dekretimit të tij, ka hapur një tjetër debat ndërmjet qeverisë dhe presidencës, pasi kreu i shtetit, Ilir Meta refuzon të dekretojë Lleshin si ministër i Brendshëm.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?