Në familjen e Fjorela Miles, flitet vetëm gjuha mëmë, ajo rome.
“Po humbet pak dhe shpresoj që në të ardhmen ta praktikojmë sa më shumë. Në familjen tonë është rregull që të flitet vetëm romisht. Ka qenë gjuha e parë që kam mësuar dhe më pas shqipja”, tha 26 vjeçarja.
Babai i 26 vjeçares, aktiviste për të drejtat e minoritetit rom prej 9 vitesh, dëshiron me ngulm që gjuha e tyre mos të humbasë.
“Babai jon është munduar gjatë gjithë kohës që ne të flasim gjuhën rome. Në fillim nuk e kishim idenë se përse e flisnim, por më vonë e kuptuam rëndësinë e komunitetit dhe të gjuhës që na identifikonte. Minoriteti, jo shumë fort e flet në përditshmëri. Unë dua që pjesa e mazhorancës që ta shohin gjuhën rome si gjuhët e tjera”, tregoi Fjorela.
Organizatat thonë se ndonëse në Shqipëri jetojnë rreth 10 mijë anëtare të këtij minoriteti, shumë prej tyre nuk e flasin romishten.
“Është i vetmi element identitar gjuha rome që ka bërë të mundur njohjen e minoritetit tonë të veçantë nga pjesa tjetër e shoqërisë që ne kemi jetuar”, tha Klaudjo Taho, specialist në Bashkinë Tiranë.
“Jo vetëm mbart vlerat kulturore që ju përfaqësoni, por mbart dhe identitetin e brendshëm”, tha Brunilda Memalla, përfaqësuese e Komisionerit të Diskriminimit.
Ata kërkojnë që kjo gjuhë të jetë lëndë në shkolla, ashtu siç edhe ligji e kërkon.
“Ne kërkojmë, nga të gjitha institucionet që të bëjnë të pa mundurën dhe të fokusohen në mësimin e gjuhës rome për minoritetit, pasi gjuha rome në Shqipëri për 10 vjet nuk do jetë më”, tha një aktivist.
“Përgatitja e kurikulave të ndryshme. Siç ka qenë dhe katedra e Elbasanit. Nëse nuk ke një nivel përgatitje, nuk mund ta thithësh si duhet. Duhet punuar që të kalohet në një nivel tjetër”, tha një tjetër.
Në ditën ndërkombëtare të gjuhës rome, Bashkia e Tiranës, organizua edhe një aktivitet me qëllim njohjen dhe promovimin e vlerave dhe gjuhësore të këtij komuniteti. Në Shqipëri, ekziston edhe një fjalor shqip-romisht, me mbi 4 mijë fjalë.
Me pare fusni femijet rome ne shkolla,se nje pjese e mire thjesht vazhdojne jeten e endacakut e lypesit,pastaj mendoni per mbijetesen e gjuhes.
PërgjigjuKurafti minxha
Përgjigju