Majlinda Bregu

Majlinda Bregu në ditën speciale të teknologjisë: Për ata që akoma i shohin gratë e vajzat si jastëk zbukurimi, lërini të harrohen në paaftësinë e tyre

11 Shkurt 2021, 14:52| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 14:58

  • Share

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook ka kujtuar ditën ndërkombëtare të grave dhe vajzave në shkencë.

Ajo shkruan se vazhdon të besoj se cdo investim tek gratë dhe vajzat nuk shkon kot dhe se sa më shumë gra dhe vajza bëhen pjesë e sipërmarrjes dhe e fuqisë punëtore, PBB  do të rritej me 20% në rajonin e Ballkanit Perendimor. 

“Programe për të mbështetur gratë e vajzat në STEM; curricula universitare që frymëzojnë e nxisin vajzat të studiojnë shkencë, matematikë, IT dhe programe profesionale e politika për punësuar gratë e vajzat me ide inovatore, janë politika që i zbardhin faqen çdo qeverie e kahu politik!”

“Sa për ata/ato që akoma i shohin gratë e vajzat si jastëk zbukurimi, lërini të harrohen në paaftësinë e tyre.”, shkruan Bregu në postimin e saj. 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?