Albana Vokshi

Politikë

Dita e Lirisë së Shtypit, Vokshi: Kryeministri kërcënon dhe nxit dhunë ndaj gazetarëve

3 Maj 2019, 14:32| Përditesimi: 3 Maj 2019, 14:37

  • Share

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka bërë një deklaratë në ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Ajo thotë se në këtë ditë diktatori i lirisë së shtypit, nuk ka bërë asnjë deklaratë edhe pse nën qeverisjen e tij sot ka me dhjetëra gazetarë të larguar nga vendi dhe dhjetëra të tjerë të kërcënuar me jetë.

"3 Maj- Liria e Shtypit në Shqipëri në kthetrat e diktatorit!

Asnjë mesazh sot nga diktatori i lirisë së shtypit.

Nën qeverisjen e tij:
- dhjetëra gazetarë të larguar nga Shqipëria, 
- dhjetëra të tjerë të sulmuar, kërcënuar me jetë e 
të përndjekur. 
- të tjerë gazetarë të paditur e kërcënuar edhe me burg nga Kryeministri vetëm pse denoncuan lidhjet e Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij me krimin e organizuar.

Referuar Indeksit të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, mbi 80 përqind e gazetarëve në Shqipëri nuk kanë siguri për të ardhmen e tyre.

Shqipëria humbi 7 vende dhe në raport klasifikohet problematikenpër lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve.

Si në vendet autoritare, Kryeministri Rama, kërcënon dhe nxit dhunë ndaj gazetarëve, duke i fyer, përndjekur dhe kërcënuar me padi gjyqësore.

Sot, diktatori i medias hesht për lirinë e shtypit, sepse i ka ditët e numëruara.

Liria e shtypit, është zemra e Demokracisë.

Gazetarët në Shqipëri të mos dekurajohen, fati i diktatorëve është i njohur...!", shprehet Vokshi.

Komento

Komente

  • Fol se lirohesh: 03/05/2019 15:38

    Ke të drejt moj motër,,po kujt i thua ,,ishin ma mir me saliun ,, kishte ndhonji rrahje sa i bënte për spital ,,ndonji thyerje gjymtyrësh ,,ndonji plagosje me kallashnikov ,,ju vinte edhe flakën po të ishte nevoja po e mbyllte me kaq. Po dhe kshu si ju thot rama ,,,KAZAN ,,,,kjo sdurohet fare

    Përgjigju
  • ERP: 03/05/2019 14:52

    Ik moj trans i shemtuar. Motra jote ishte etalon i medias se lire, prandaj u zhduk me helikopter

    Përgjigju
  • Erik: 03/05/2019 14:51

    Ke te falat e Fatos Mahmutajt nga Brukseli o sharrabajge. Nga pucistet Andi Bushati, Filip Çakuli, Mero Baze dhe Sokol Balla. Nga Artan Hoxha qe edhe vjet Berisha e kercenoi live ne studio etj etj. Kur hapni gojen dhe ju kellira dhe ankoheni per liri te medias, hapu dhe'.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?