Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve më 18 Maj, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë e Turizmit e të Trashëgimisë Kulturore të Bashkisë Tiranë, realizoi projektin "Muzeu lëvizës" në Sheshin “Skënderbej” dhe shkoi në shkollat 9-vjeçare “Servete Maçi” në fshatin Arbanë, Njësia Administrative Vaqarr; si dhe në shkollat 9-vjeçare në Pezë e Vogël dhe Ndroq, Njësia Administrative Ndroq.
Një autobus i zakonshëm u kthye në një ekspozitë ku nxënësit u njohën me historikun e disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore. Ekspozita e “Muzeut Lëvizës” përmbante objekte origjinale dhe riprodhime nga koleksionet muzeore të ruajtura në fondet e Muzeut Historik Kombëtar, të cilat i përkasin periudhave të ndryshme historike. Midis tyre nxënësit mundën të gjejnë vazo nga antikiteti, kryevepra portretesh, objekte kulti, vegla muzikore, kostume popullore etj.
Drejtoreshat e shkollave e përshëndetën këtë nismë duke thënë se kjo ishte një mundësi e mirë për nxënësit që banojnë larg qendrës së kryeqytetit për t’u njohur me objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore.
Nxënesit vizituan ekspozitën e improvizuar brenda autobusit dhe u shprehën se kjo mënyrë organizimi ishte ora mësimore që ata do të parapëlqenin. Gjithashtu, ata u bënë pjesë e një prej aktiviteteve edukative të Muzeut Historik Kombëtar me titull “Arkeologu i vogël”.
Ky aktivitet synoi përfshirjen e komuniteteve në zhvillimin e politikave kulturore, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës kulturore në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Nёpёrmjet këtij projekti synohet që, koleksioni tё bёhet i njohur pёr njё publik mё tё gjerё, pёr tё bёrë njё lidhje mё domethёnёse me objektin, nё tё njёjtёn kohё duke kontribuar nё forcimin e identitetit tё muzeut, duke përfshirë bashkëpunimin me qytetarët, komunitetin e shoqërinë në ndërgjegjësimin e të rinjve për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.
(Autobusi me relike e statuja)
Relike e statuja në autobus
Dita e muzeve, relike e statuja shëtisin në një autobuz në Sheshin “Skënderbej”
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve më 18 Maj, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë e Turizmit e të Trashëgimisë Kulturore të Bashkisë Tiranë, realizoi projektin "Muzeu lëvizës" në Sheshin “Skënderbej”