TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë është ndriçuar nga drita blu me rastin e 2 prillit, Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin, duke iu bashkuar fushatës ndërgjegjësuese që organizohet në shumë vende të botës, me rastin e kësaj dite.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në kuadër të Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin, u shpreh se të gjithë duhet që të mbështesim dhe të dhurojmë sa më shumë dashrui për fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit.
“Bashkarisht, me dashuri, mbështetje, solidarizim e përkushtim njerëzor dhe institucional ndaj fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit”, është shprehur Spiropali.
Komente
