Flamuri Amerikan dhe shqiptar

28 nëntori/ Pompeo: Këtë vit festojmë dhe hapjen e negociatave, Shqipëria ka bërë reformat për në BE! Uron edhe Vladimir Putin, NATO ndan foton e veçantë

28 Nëntor 2020, 09:04| Përditesimi: 28 Nëntor 2020, 20:16

  • Share

Në 108-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë Shqipërisë i kanë ardhur në sërë urimesh nga miq të vendit tonë.

Përmes një telegrami drejtuar Presidenti Meta shqiptarët i ka uruar edhe Vladimir Putin, Presidenti i Rusisë. Ai është shprehur i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t'u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian.

Edhe ambasadorët e SHBA dhe BE, Yuri Kim dhe Luigi Soreca, ka uruar me mesazhe të veccantë Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë ditë të shënuar.

Urimi i parë ka ardhur nga Sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo, i cili ka deklaruar se shqiptarët këtë vit ata festojnë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.

Në mesazhin e tij Pompeo ka vlerësuar punën e bërë nga Shqipëria në realizimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Gjithashtu Pompeo ka përgëzuar Shqipërinë për udhëheqjen e saj në krye të OSBE-së dhe përkushtimin e saj ndaj komunitetit Transatlantik. 

"Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan.

Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Ne e përgëzojmë Shqipërinë për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE-së për 2020-ën dhe vlerësojmë gjithçka që ajo ka bërë për të shfaqur përkushtimin e saj ndaj komunitetit Transatlantik. Shqipëria luan një rol qendror në ndihmesën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s, dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur.

Uroj mirëqenie dhe shëndet për popullin shqiptar, ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat me të cilat na përballi pandemia COVID-19", thuhet në mesazhin e z. Pompeo.

Deklaratë e Sekretarit të Shtetit Pompeo në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë | https://t.co/zvJcNiftD1

Shqipëria ka marrë një urim të veçantë edhe nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO, ku teksa ka postuar një fotografi të një ushtari shqiptar në Twitter, ndërsa fton të gjithë që t'i bashkohen festës tonë

Ora 19:38
28 nëntori/ Dy ura në Stamboll do të ndriçohen kuqezi deri nesër në mëngjes

1606588788_b9c559291c77483084d45efaa34374ef.jpg

Shumë vende në botë i janë bashkuar festës shqiptare në ditën e pavarësisë.

Pasi kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi, me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar do të ndriçohen edhe dy ura në Stamboll.

Urat do të qëndrojnë të ndriçuara kuqezi deri në orët e para të mëngjesit.

Ora 19:20
FOTO dhe VIDEO/ Urimi i veçantë për 28 nëntorin, vishet kuqezi ndërtesa më e lartë në botë! Rama publikon videon me në sfond himnin tonë kombëtar

Një tjetër urim i veçantë i ka ardhur Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë 108-vjetor të Pavarësisë.

Ndërtesa më e lartë në botë Burj Khalifa është veshur kuqezi për nder të Ditës së Flamurit.

Siç shihet në videon dhe fotot e mëposhtme, flamuri kuqezi ka dominuar Dubain për disa minuta.

Burj Khalifa është struktura më e lartë në votë. Ajo filloi të ndërtohej në vitin 2004. Lartësia e Burj Khalifa është 828m që përbënë një sfidë në vete për inxhinierinë.

Edhe kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të kësaj kulle me ngjyrat kuqezi ku në sfond është himni jonë kombëtar.

Shumë vende në botë i janë bashkuar festës shqiptare në ditën e pavarësisë. Pasi kulla Burj Khalifa është veshur kuq e zi, me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar do të ndriçohen edhe dy ura në Stamboll.

Ora 16:21
NATO ndan foton e ushtarit shqiptar dhe bën urim të veçantë për 28 nëntor: Bashkojuni festës së aleatit tonë

Shqipëria ka marrë një urim të veçantë nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO, sot në 108 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

NATO ka postuar një fotografi të një ushtari shqiptar në Twitter, ndërsa fton të gjithë që t'i bashkohen festës tonë.

Në këtë ditë speciale për vendin tonë nuk kanë munguar urime as nga partnerë të tjerë të Shqipërisë.

"Bashkojuni festës së aleatit tonë", thuhet në postim.

Ora 11:08
28 Nëntori/ Vladimir Putin uron shqiptarët, mesazhi i Presidenti rus

Me rastin e Ditës së Flamurit Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar Presidenti Meta.

"I nderuar zoti President, pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t'u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian.

Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve Tuaj – lumturi dhe prosperitet. Me respekt, Vladimir Putin", thuhet në mesazhin e Putin, bërë publike në faqen e Facebook të ambasadës ruse në Tiranë.

Ora 10:00
Dita e Pavarësisë, Soreca: BE qëndron pranë popullit shqiptar! Këtë vit nderojmë viktimat nga COVID-19 dhe sakrificën e mjekëve shqiptarë

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka uruar Shqipërinë për ditën e Pavarësisë.

Ai ka zgjedhur të kujtojë të gjithë personat që kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe sakrificën e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë.

"Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Këtë vit ne u bëjmë nderime shqiptarëve që humbën betejën e tyre kundër COVID19 dhe sakrificës së mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që janë në vijën e frontit çdo ditë. BE qëndron pranë popullit shqiptar" - shkruan Soreca.

Ora 09:29
Ambasadorja Yuri Kim uron shqiptarët për Pavarësinë: I përjetshëm qoftë shpirti kurajoz i Qemalit dhe Skënderbeut

Pas sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pompeo edhe ambasadorja Yuri Kim ka uruar Shqipërinë për ditën e pavarësisë.

"Më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi, duke e shpallur të pavarur nga Perandoria Osmane. Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur! Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit & Skënderbeut! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miq të dashur shqiptarë!"

"Më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin #kuqezi, duke e shpallur

E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?