Politikë

Dita e Pelegrinëve Bektashinj, Rama: Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e guroreve

22 Gusht 2019, 08:52| Përditesimi: 22 Gusht 2019, 08:57

  • Share

Kryeministri Edi Rama, ka kujtuar sot Ditën e Pelegrinëve për gjithë besimtarët Bektashinjë që do të ngjiten në Malin e Tomorrit duke e quajtur si Mal i Mrekullueshëm. Rama në këtë ditë të shënuar për Bektashinjtë  është ndalur edhe në një mesazh të fortë për ata që shfrytëzojnë Malin e Tomorrit për të nxjerrë gurë.

Kujtojmë se Ministria e Turizmit prej kohësh ka kërkuar se i gjithë Parku i Malit të Tomorit të shpallet Park Kombëtar dhe në këtë mënyrë do të ndalohej masakrimi që po i bëhet këtij mali nga guroret që operojnë në të. Megjithatë sipas Ramës gjykatësit e korruptuar nuk kanë pranuar që ta shpallin Park Kombëtar dhe në këtë mënyrë u japin të drejtë shfrytëzuesve të malit.

Në fund Rama shkruan se beson se Mali i Mrekullueshëm i Tomorrit do t'i zbrapsë barbarët e pangopur.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES  dhe këtë Ditë të Pelegrinëve, me këto pamje magjike nga Mali i Tomorrit, që është kthyer në sheshbetejën mes interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët u japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista, i bindur që Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur, ju uroj një ditë të mbarë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?