Ambasada britanike dhe ajo gjermane në Tiranë kujtuan ushtarët britanikë dhe gjermanë në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith tha se nuk duhet ta harrojmë kurrë të shkuarën, ngjarjet dhe përvojat e historisë, si përgjegjësi për brezat e ardhshëm.
Nga ana tjetër, Ambasadori gjerman, Karl Bergner tha se ditë të tilla duhet të na mësojnë se si të reagojmë ndaj luftërave, dhunës dhe terrorizmit, me përpjekjet e mëdha për të vendosur paqe dhe qëndrueshmëri.
Komento