Kronikë

Dita e pestë e zjarrit në Malin e Tomorrit, shkrumbohen 23 hektarë pyll, 2 të arrestuar! Drejtori i Zonave të Mbrojtura: Situata e përmirësuar, flakët jo nga shkaqe natyrale

2 Korrik 2021, 16:04| Përditesimi: 2 Korrik 2021, 19:06

  • Share

Sot është dita e pestë e zjarrit në Malin e Tomorrit dhe disa vatra janë drejt neutralizimit por të tjera janë duke u përhapur nga era. Në ndihmë për fikjen e zjarrit kanë shkuar banorë të fshatrave përreth. Sakaq janë dërguar edhe helikopterë pasi ndërhyrja është e vështirë prej terrenit.

Deri më tani janë djegur rreth 23 hektarë pyll me pisha si dhe disa vendbanime të kafshëve të egra. Të arrestuar për zjarrvënie janë Bardhyl Murati, Elton Topi, ndërsa dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë.

Drejtori i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Berat, Fatos Nako tha në një bisede telefonike për Report Tv se vatra e zjarrit që është aktive aktualisht është në 1700 metra lartësi në pjesën veriore të parkut kombëtar. Sipas tij situata është përmirësuar krahasuar me ditët e tjera. Aktualisht janë 2 vatra aktive, por era e vështirëson situatën. Nako thekson se zjarri nuk ka rënë nga shkaqe natyrale por nga dora e njeriut.

"Vatra e zjarrit që është aktive aktualisht është në 1700 metra lartësi në pjesën veriore të parkut kombëtar, zonë e mbrojtur. Janë djegur disa hektarë me pisha, por një shifër të saktë nuk e kemi ende. Terreni është mjaft i vështirë, kemi ndërhyrë me forca të zjarrfikëses dhe të ushtrisë, për të izoluar pasi për të shuar flakët është e vështirë nga toka. Ndërsa një helikopter i Emergjenca Civile është ngritur në ajër për të hedhur ujë, ka shkarkuar sot rreth 17 kova. Edhe për helikopterin ka vështirësi për shkak të shkëmbinjve...", ka thënë ndër të tjera Fatos Nako.

Ora 18:03
Zjarri në Malin e Tomorrit, Drejtori i Zonave të Mbrojtura, Nako: Aktive vetëm 2 vatra, situata e përmirësuar! Flakët jo nga shkaqe natyrale

 

Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Berat Fatos Nako thotë se situata e zjarrit në Malin e Tomorit është përmirësuar krahasuar me ditët e tjera.Aktualisht janë 2 vatra aktive, por era e vështirëson situatën. Sipas tij zjarri nuk ka rënë nga shkaqe natyrale por nga dora e njeriut.

"Situata sot është mjaft e përmirësuar krahasuar me ditët e mëparshme. Helikopteri ka bërë rreth 80 fluturime duke shkarkuar ujë në vatrat e zjarrit.  Në pjesën jugore është një zonë mjaft e keqe dhe smund të ndërhyjmë me forca njerëzore. Era është karakteristikë dhe në orët e pasdites mund të ndryshojë drejtimin  eflakëve dhe duke humbur punën që punojnë në terren për shuarjen e zjarrit. Mbi 1300 metra ndodhet zjarri, në vatra të vogla dhe po monitorohet nga ana jonë. 2 Vatra aktive.

Mendoj se zjarri nuk është natyror, sepse në vendet ku është vënë zjarri ska temperatura kaq të larta që të kemi shfaqje të zjarrit në mënyrë natyrale. Mund të jetë dhe nga pakujdesia e atyre që shkojnë e mbledhin çaj mali. Ne po punojmë, por kjo situatë është ende në dorën e natyrës.Kemi punuar mjaft mirë sot", tha ai për Report Tv.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?