Kronikë

Dita e punëtorëve, Meta: Duhet reflektim, Shqipëria me nivelin më të ulët të pagës! Rama dhe Veliaj urojnë 1 Majin me një video të veçantë

1 Maj 2021, 09:40| Përditesimi: 1 Maj 2021, 13:05

  • Share

Teksa flet në Ditën e Punëtorëve, për presidentin Ilir Meta Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagës në Rajon dhe Evropë, ndërkohë që fuqia punëtore e kualifikuar vazhdon të largohet pasivisht, sipas tij, në mungesë të të ardhurave të mjaftueshme

“Tërmeti dhe pandemia, me efektet e tyre negative dhe afatgjata në ekonomi, mbyllën me mijëra vende pune, kryesisht biznese të vogla e të mesme, duke e dëmtuar rëndë mirëqenien e familjeve të punëtorëve të thjeshtë, dhe frenuan zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”, shkruan presidenti.

Kreu i shtetit thotë se duhet dëgjuar zëri i punëtorëve, dhe duhet reflektim në kushtet që sipas tij niveli i popullsisë që jetojnë me 5.5 USD/ditë është rritur me 41.5%.

“Propaganda e të ushqyerit me lugën bosh dhe e suksesit ekonomik me video 3D na rendit sot të dytëve pas Gjermanisë, por është fakt se shumë mjekë, infermierë dhe specialistë po zhvendosen në Gjermani dhe në vende të tjera të BE për një jetë më të mirë”, përfundon Presidenti.

Ora 15:09
Dita e Punëtorëve, Braçe: Mezi pres të firmos për pagat deri në 400 mijë lekë! Tatimi zero për bujqit është në fuqi

Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, zv/kryeministri Erion Braçe ka përmendur faktin se tashmë tatimi zero është në fuqi për biznesin e vogël dhe për të ardhurat e punëtorëve të bujqësisë.

Në Facebook Braçe shkruan se po ashtu "mezi" pret që të firmosë për pagën minimale 400 mijë lekë dhe tatimin zero për këtë kategori.

"Me punëtorët! Çdo ditë, në Divjakë e në Lushnje. Koha e shkuar mire ishte me punetorët, disa prej tyre janë këtu. Tani, mezi pres të firmos për: pagën minimale 400 mije leke! Tatimin zero për pagat deri në 400 mijë lekë!

Ndërkohë; tatimi zero për fitimet e biznesit të vogël është në fuqi. Tatimi zero për të ardhurat e punëtorëve të bujqësisë është në fuqi!", shkruan ai.

Ora 13:01
Rama dhe Veliaj urojnë 1 Majin me një video të veçantë

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uruan me një video të veçantë "1 Majin" ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

Në video shfaqen punëtorët e palodhur që po rindërtojnë në shumë kantiere të hapura pas tërmetit të 2019-ës dhe se si po rikualifikojnë shumë qytete të Shqipërisë.

 

Ora 11:20
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Balla: Kemi bërë hapa të rëndësishëm në trajtimin më të mirë financiar! Do bëjmë dhe më shumë gjatë mandatit të tretë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve thotë se janë bërë hapa të rëndësishëm në trajtimin më të mirë financiar dhe përmirësimin e kushteve dhe rritjen e sigurisë në punë.

Me një postim në Facebook, Balla thotë se megjithatë është i vetëdijshëm që duhet bërë më shumë gjatë mandatit të tretë të PS.

"Edhe pse në Shqipëri kemi bërë hapa të rëndësishëm në trajtimin më të mirë financiar, përmirësimin e kushteve dhe rritjen e sigurisë në punë, jemi të vetëdijshëm që më shumë duhet të bëjmë gjatë këtij mandati të ri që ne socialistëve na besuan shqiptarët. Respekt për çdo punëtor shqiptar!", shkruan Balla.

Ora 10:01
Dita e Punëtorëve, Ruçi: Shtojmë masat financiare e fiskale për të mbështetur njerëzit e punës

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi përshëndeti të gjithë punëtorët e Shqipërisë, me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Në urimin e tij Ruçi shkruan se kjo është dita që nderohen njerëzit punëtorë dhe se vlerësohet puna dhe vlera e çdo punëtori. Ruçi tha se qeveria do të shtojë masat financiare e fiskale për të mbështetur njerëzit e punës.

“Sot është 1 Maji, dita  të nderojmë njerëzit më të mrekullueshëm, punëtorët.

Sot Ju drejtohem me respekt ju, punëtoreve e punëtorëve, që me djersën dhe punën tuaj siguroni mirëqenien e familjeve, rrisni e edukoni fëmijët dhe kontribuoni në zhvillimin e Shqipërisë.

Ju përulem ju, grave e burrave të Shqipërisë,  që punoni në kantieret e ndërtimit, fasoneritë, fabrikat, spitalet, serrat, arat, bizneset e vogla dhe kudo ku punohet, ndërtohet, prodhohet e shërbehet.

Nderoj ju, pensioniste e pensionistë të dashur, që keni ndërtuar Shqipërinë, dhe nuk e fsheh pengun që ne nuk kemi mundur ende që respektin që ushqejmë për ju tjua kthejmë me pensione, kushte e shërbime sa më të mira, siç dëshirojmë ne dhe ju.

Sot jemi të gjithë punëtorë. Sot rikujtojmë se vlerat e punës janë mbi gjithshka.

Puna është motori që shtyn përpara ekonominë, rrit mirëqënien e familjeve, lufton varfërinë dhe krijon mundësi e shanse për brezin e ri.

Energjia, talenti, shpirti krijues dhe vendosmeria kanë ndërtuar themelet e mirëqenies, lirisë dhe arritjes së lumturisë për brezat e shqiptarëve.

Punëtorët janë patriotët, qytetarët e prindët më  të mirë.

Asgjë nuk e forcon Shqipërinë më shumë sesa puna, asgjë nuk i edukon më mirë fëmijët sesa dashuria për punën. Shqipëria progreson vetëm nga puna dhe njerëzit e punës.

Asgjë nuk e nderon më shumë Kuvendin dhe Qeverinë e Shqipërisë sesa kujdesi për njerëzit e thjeshtë dhe të punës.

Prandaj, lehtësimi i jetës dhe përmirësimi i mirëqenies suaj nëpërmjet uljes së taksave, rritjes  ekonomike, hapjes së vendeve të punës, rritjes së pagave e pensioneve, mbetet prioriteti ynë.

Ne respektojmë ata që krijojnë punë dhe hapin vende pune. Por u japim më shumë respekt atyre që punojnë dhe ndërtojnë përditë ekonominë e Shqipërisë. Mendja jonë si ligjvënës e qeverisës është te puna, zemra jonë është te njerëzit e punës. Çdo punë ka dinjitet, çdo punëtor është vlerë për shoqërinë.

Pagat dhe kushtet e punës duhet të ndihmojnë mirëqenien dhe ushqejnë dinjitetin e familjeve punëtore. Rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë, rritja  e pensioneve dhe dyfishimi i bonusit për pensionistët nuk janë privilegje, por plotësimi i detyrimeve ndaj tyre. Dinjiteti i pagave dhe kushteve të punës dëfton integritetin e shoqërisë.

Zerimi i taksave për pagat e ulta, ulja e taksave për pagat e tjera si edhe zerimi i tatim-fitimit dhe tvsh për biznesin e vogël për nje periudhë 10-vjeçare janë masa për të mbështetur njerëzit punëtorë të këtij vendi.

Ju treguat një shpirt të lartë qëndrese në përballimin e pasojave të pandemisë, të cilët rënduan në mënyrë të veçantë te ju dhe fëmijët tuaj. Kuvendi dhe Qeveria do të bëjnë më të mirën që dalja nga pandemia e të lehtësohet e përshpejtohet dhe ju të gëzoni në familjet tuaja.”, shkruan Ruçi.

Komento

Komente

  • tirane: 01/05/2021 22:18

    Ti thuash cdo politikani qe duhet te shpenzoje vetem 400 mije lek ne dite e ti vare turinjt e te thote sjam brek grisur. Jo te thuash rroge 400 mije lek ne muaj sukses!!!

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 01/05/2021 12:42

    Cdomethene kjo "dita e puntoreve"?dite feste e caktuar per te festuar puntoret?Apo dite proteste ,madje e fuqishme ,per humbjen e pushtetit te tyre,ate qe quhet ne teori"diktatura e proletariatit".quheshin puntore kur kishin pushtetin e tyre.Sot jane proletare.cili eshte ndryshimi?Sot kane vetem pranga.per ta vendosur per faktin tuaj ,vendos,dreqos vetem klasa qe ka pushtetin.Dhe kur them klase,perfshihen te majte e te djathte."Rrogen do ta jap sa dua une,fryme do marresh sa dua une,pension sa dua une.Dhe dil e me voto se do te shperblej me nje thes miell per vote".prandaj o proletar,mos e shit ate ,te vetmen arme qe te ka mbetur per 50 mije leke te vjetra,sepse ai fiton 5 milion euro,jo leke, ne vit.kur te vjen per voten kerkoni 100 mije euro ,jo leke.te pakten te kesh dicka per tu rimekembur

    Përgjigju
  • dulja: 01/05/2021 12:19

    pere cfare reflektimi e ke fjalen se 30 vjete ne politike ke qene dhe ti gjere me 90 ten shqiperia kishte uzina e fabrika qe prodhonte gjithcka me te marre ju nuke prodhon as nje gozhde dhe ju te gjithe jeni shkaktaret qe i prishet ne bashkepunime me fqinjet

    Përgjigju
  • Like: 01/05/2021 11:48

    O like kokemadhi po merakosesh per pagat e punetoreve perpara se te shkosh ne biruce. Ku je ti o jashteqitje qe ke 30 vjet qe po e vjedh dhe shkaterron kete vend. Ke 30 vjet qe jeton me taksat e klases se varfer. Mos nderse popullin me shprese se do te dali ne bulevard per te permbysur rezultatin e zgjedhjeve dhe ti, mona surrat kali,salqeni e lulka te vazhdoni te perfitoni

    Përgjigju
  • Mondi: 01/05/2021 09:52

    Nuk po te kerkon njeri mend por te largohesh se na e shpife

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?