Dita e punëtorëve, Nikolla: Kontributi i tyre qëndron në themel të progresit e rritjes ekonomike të Shqipërisë

1 Maj 2023, 10:43| Përditesimi: 1 Maj 2023, 10:44

  • Share

1670669182_asfasfgz.jpg

Sot në ditën ndërkombëtarëve të Punëtorëve, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, thotë se kontributi i tyre qëndron në themel të progresit e rritjes ekonomike të Shqipërisë.

“Sot është 1 Maj, Dita e Punëtorëve. Puna, kontributi dhe zëri i punëtorëve qëndrojnë në themel të progresit dhe rritjes ekonomike  të Shqipërisë.

Mirëqenia e cilësia e jetës së njerëzve të punës; puna e denjë, sidomos për gratë, vajzat e rininë;  rritja e  pagave; ngushtimi i hendekut gjinor e moshor në paga dhe përmirësimi i kushteve të punës janë prioritete të Kuvendit të Shqipërisë.

Përkushtimi për Shqipërinë evropiane, avancimin e reformave, drejtësinë sociale, rritjen e investimeve, përmirësimin e shërbimeve publike dhe mirëqeverisjen janë investimi më i mirë për njerëzit e punës.”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.


Lajmi kryesor:

Sot 1 maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, si lindi dhe historiku i kësaj dite


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?