Viktimat Shkëlqim Begaj e Eljor Lagjaj dhe vendi i ngjarjes

Kronikë

U mbytën me makinë në kanal, përcillen sot në banesën e fundit dy viktimat e aksidentit tragjik të Fierit! Dalin fotot

23 Gusht 2021, 09:44| Përditesimi: 23 Gusht 2021, 11:33

  • Share

FIER- Shkëlqim Begaj 54-vjeç dhe 39-vjeçari Eljor Lagjaj janë dy viktimat e aksidentit tragjik të së dielës në Fier, të cilët sot do të përcillen për në banesën e fundit. 54-vjeçari la pas dy vajza Rea dhe Vanelën, e teksa Lagjaj u largua nga kjo jetë në një moshë tepër të re, ku një ditë pune për ta u shndërrua në ditën e fundit të jetës.

Automjeti me të cilin ata udhëtonin, tip "Nisan", doli nga rruga dhe përfundoi  në një kanal të thellë, të mbushur me ujë, ndërsa dyshohet se dy personat janë mbytur. Për nxjerrjen e automjetit nga kanali u desh ndërhyrja me vinç, teksa nga sa është raportuar fillimisht shkak ka qenë humbja e kontrollit nga ana e shoferit, (nuk dihet se cili drejtonte makinën) të cilit i ra infarkt megjithatë grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Foto nga vendi i ngjarjes

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?