Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik u thuri lavde kriminelëve të dënuar të luftës Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç dhe akuzoi Shtetet e bashkuara për “luftë hibride” kundër Republikës Serbe.
Deklaratat, Dodik i bëri në Banja Lluka në kuadër të festës 2-ditore të Republikës Srpska, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës Hercegovinës që e shpalli antikushtetuese pasi diskriminon kroatët e boshnjakët.
“Kroatët dhe boshnjakët i detyruan të krijonin Republikën Serbe sepse donin t’i ndanin nga nëna Serbi. Politikanët serbë në asnjë mënyrë nuk janë përgjegjës për luftën, por Perëndimi gënjen kur flet për krimet serbe. Më në fund thuajeni se Srebrenica nuk ishte gjenocid. Rroftë Serbia, Rusia dhe bota ortodokse”, tha Dodik.
Këtë vit në Akademinë “Dodik” ishin të pranishëm vetëm disa mysafirë të huaj, si patriarku serb Porfirie, kryetari i Kuvendit të Serbisë në largim Vladimir Orliç dhe ambasadori rus Igor Kalabuhov. Më herët Banja Luka kishte njoftuar se aty mund të paraqitej edhe kryeministri hungarez Viktor Orban, por ai nuk erdhi.
Ndërsa presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç e refuzoi haptazi ftesën e Dodikut, duke thënë se Podgorica e respekton Bosnjën dhe Hercegovinën si shtet integral. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dërgoi një mesazh se Beogradi do të vazhdojë ta mbështesë integritetin e Bosnjë Hercegovinës dhe do të kundërshtojë përpjekjet për të shfuqizuar republikën Serbe.
Republika Srpska u shpall më 9 janar 1992 nga i dënuari aktual për krime lufte Radovan Karaxhiç dhe vetëm 3 jet më pas ndodhi gjenocidi me mbi 100 mijë të vrarë.
Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnjë Hercegovinë, Milorad Dodik ka kërcënuar sërish me shkëputje të serbëve nga shteti multietnik, duke thënë se nuk kanë nevojë për një vend në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
I pyetur nëse ai do të kishte përkrahjen për shpalljen e pavarësisë së Republikës Srpska nga Bosnjë Hercegovina, tha se nuk ulësja në OKB nuk është e rëndësishme.
“RS-ja ka nivel të lartë pavarësie. Hipotetikisht, RS-ja s’duhet të ketë ulëse në OKB, ka të tjerë që e kanë”, ka thënë ai.
Sot, kur festohet ‘Dita e Republikës Sërpska’ SHBA-të reaguan ashpër ndaj festimeve të cilat i konsideruan anti-kushtetuese. Ndaj këtij qëndrimi, Dodik ka reaguar ashpër duke e cilësuar si ndërhyrje të ambasadorit amerikan.
“Është ndërhyrje e ambasadorit amerikan. Çfarë ka të bëjë ai me këtë, kush dreqi është ai?” ka deklaruar Dodik.