Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në facebook ka uruar ditën e Rinisë duke përcjellë dhe një mesazh.
“Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë! Mirënjohje të veçantë ndaj Lidershipit Heroik të Azem Hajdarit, të gjithë djemve dhe vajzave, që 34 vite më parë, duke vrarë frikën i prinë me guxim, kurajë e patriotizëm Lëvizjes Studentore që e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë.
Unë besoj shumë në shpirtin energjik të të rinjve të Shqipërisë për të marrë në dorë fatet e tyre dhe të mbarë vendit, sot më shumë se kurrë, kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm. Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve”, thuhet në mesazhin e Metës.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej 21 tetorit 2024 pasi po hetohet lidhur me dosjen 'Cez Dia' dhe lobimin në SHBA të Lëvizjes Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë.
Lajmi kryesor:
Sot ‘Dita e Rinisë’/ Begaj: Frymëzohemi nga akti politik i 'Dhjetorit 1990', për të bërë realitet aspiratën 'E duam Shqipërinë si gjithë Evropa'
S.G/ReportTv.al