Dita e Rinisë në Kukësin e prekur nga emigrimi masiv, Demalija: Të rinjtë nuk e shohin të ardhmen në Kukës

8 Dhjetor 2023, 19:35| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 20:04

  • Share

Tridhjetë e tre vite pas marshimit të studentëve të Dhjetorit, Dita e Rinisë e gjen qytetin e Kukësit me më pak të rinj.

Kjo për shkak të fenomenit gjithnjë e në rritje, të emigrimit. 

Rifat Demalija, ish-dhjetorist, aktualisht drejtues i “Qendra për Progres Rinor”, thotë se pas 33 vitesh Kukësi gjendet në ditët e tij më të vështira.

“Ndoshta më shumë se 50 për qind e djemve por dhe vajzave kanë dëshirë të largohen nga Kukësi”,- është shprehur Demalija.

Demialija thotë se edhe ata pak të rinj që kanë mbetur në qytetin dhe fshatrat e Kukësit kanë synim për t’u larguar.

“Emigrimi është situatë dramatike edhe pse nuk ka shifra të sakta mbi numrin e të larguarve. Të rinjtë e lënë shkollën e mesme në mes për të ikur dhe nuk ndjekim arsimin e lartë sepse duan të gjejnë mundësi të largohen nga vendi”, u shpreh më tej Demalija.

Emigrimi masiv i të rinjve nga Kukësi ka nisur që në vitin 2014, ndërsa vitet e fundit largimet janë bërë akoma më ndjeshme. aq sa edhe qeveria britanike ka nisur një projekt konkret në bashkinë e Kukësit. për të inkurajuar të rinjtë të mos largohen, që sipas Demalisë nuk është zgjidhje.

“Edhe disa programe që po zhvillohen nuk kanë ide innovative për zhvillimin e punësimit në Kukës”,- shton ai.

Nga të dhënat e gjendjes civile, Kukësi ka një popullsi prej 49 mijë banorësh, prej të cilëve 25 mijë jetojnë në qytet.

Ndërsa sipas INSTAT, Kukësi është bashkia më e varfër në vend, me standardin më të ulët të jetesës.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?