Dita e Rinisë, Tedi Blushi kujton Klodian Rashën: U ekzekutua nga Policia e Rilindjes, Rama armiku i të rinjve shqiptar

8 Dhjetor 2022, 13:01| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 13:05

  • Share

1666269136_WATERMARKREPORTtv.00110410.Still014.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi sot në ‘Ditën e Rinisë’, ka kujtuar të 25-vjeçarin Klodian Rasha, i cili u vra dy vite më parë efektivi i policisë Nevaldo Hajdarajn. Sipas Blushit, i riu u ekzekutua si sot dy vite më parë nga Policia e "Rilindjes", pa asnjë shkak, si shumë të rinj të tjerë që kanë humbur jetën nga banditë me uniformë të këtij regjimi kriminal i Ramës.

‘Sot në Ditën e Rinisë, nderojmë kujtimin e të ndjerit Klodian Rasha, i ekzekutuar si sot dy vite më parë nga Policia e "Rilindjes", pa asnjë shkak, si shumë të rinj të tjerë që kanë humbur jetën nga banditë me uniformë të këtij regjimi kriminal që të vetmin vizion për rininë ka shtypjen, dhunën dhe dëbimin nga Shqipëria.

Edi Rama është sot armiku kryesor i lirisë dhe të drejtave të të rinjve shqiptarë, autori i vrasjes së shpresave të tyre, ideatori dhe zbatuesi i platformës më antikombëtare të shpopullimit të vendit nga mijëra djem dhe vajza të kualifikuar, që detyrohen të braktisin Shqipërinë duke rrezikuar edhe jetën për të kaluar La Manshin me gomone.

Të rinjtë duhet të marrin në dorë fatet e tyre për t’i treguar vendin bandës së “Rilindjes”! Shqipëria u përket të rinjve dhe Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka për ta bërë këtë realitet!’- u shpreh Blushi.


Lajmi kryesor:

Sot ‘Dita e Rinisë’, 32 vjet nga Lëvizja Studentore që solli demokracinë! Rama uron me Migjenin! Begaj: 8 Dhjetori, aspirata për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?