Kronikë

Dita e shtatë e grevës së naftëtarëve! Rëndohet gjendja shëndetësore! Letër mbështetje nga Federata Botërore e Sindikatave: Të jepen menjëherë pagat e prapambetura (VIDEO)

4 Tetor 2020, 10:46| Përditesimi: 4 Tetor 2020, 11:03

  • Share

Kanë kaluar një javë që kur naftëtarët e Ballshit janë futur në grevë urie.

Situata e tyre shëndetësore sa vjen dhe përkeqësohet. Kujtojmë që pak ditë më parë një prej tyre u shtrua në spital për shkak të gjendjes së tij.

Ndërsa të tjerët kanë refuzuar ndihmën nga mjekët pasi thonë që reagimi i tyre ka qenë me vonesë.

Në mbështetje të tyre ka ardhur dhe Federata Botërore e Sindikatave ku përmes një letre shprehin solidaritetin e tyre. Ata kërkojnë pagesën e menjëhershme të naftëtarëve për rrogat e prapambetura.

Në anën tjetër nuk ka ende një reagim institucional mbi kërkesat e naftëtarëve. Ata kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura si dhe rifillimin e punës në uzinë.

Letra e Federatës Botërore të Sindikatave drejtuar naftëtarëve të Ballshit:

Federata Botërore e Sindikatave (WTFU) e cila përfaqëson 105 milionë punëtorë në 132 shtete të botës shpreh solidaritetin e saj ndërkombëtar ndaj naftëtarëve të Ballshit të cilët po protestojnë për të kërkuar pagat e papaguara që detyrohet kompania e rafinerisë si dhe kontrata kolektive të punës me rritje të pagave.

Naftëtarët e Ballshit me punën e tyre  prodhojnë fitime të mëdha për ndërmarrjet private që administrojnë naftën e vendit, ndërsa punëtorët dhe populli i Shqipërisë shpërblehen me rroga urie jetojnë në varfëri energjie. Miliona anëtarë dhe miq të WTFU në të gjithë botën mbështesim kërkesat e drejta të naftëtarëve në rafinerinë e Ballshit dhe kërkojmë pagesën e menjëhershme të pagave të prapambetura të tyre dhe përmirësimin e kushteve të vështira që ata hasin në vendin e punës.

Letra e Federatës Botërore të Sindikatave për naftëtarët

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 04/10/2020 13:03

    Ku kemi degraduar si popull dhe si komb tallin bota menderen me ne. Pse nuk i paguan Federata Boterore e Sindikatave naftetaret kur ju dhimbska fati i tyre?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?