Kronikë

"Dita e Shtegtarëve" mbrëmje festive në sheshin e Lezhës

16 Gusht 2021, 15:33| Përditesimi: 16 Gusht 2021, 15:40

  • Share

Me qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së dielës në sheshin Gjergj Kastrioti në Lezhë.

Është kremtuar "Dita e Shtegtareve", një festë e kthyer në traditë çdo 15 gusht, e cila ju kushtohet emigranteve të këtij rajoni që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Emigrantë që po kalojnë pushimet në vendlindje, qytetarë e turistë të shumtë u bënë pjesë e festes në sheshin "Gjergj Kastrioti", e cila u gjallërua si asnjëherë më parë.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu foli për transformimin e Lezhës falë investimeve që po kryhen, ndërsa prefekti Gjok Jaku vlerësoi mundin dhe sakrificën e emigranteve.

'Zhvillimi i Lezhës ka filluar vrullshëm dhe çdo herë që do të vini në Lezhë do të shikoni një Lezhë akoma më të mirë dhe akoma më të bukur. Bashkia e Lezhës, qeveria shqiptare do ta bëjmë Lezhën një nga qytete më të bukura në Shqipëri.’- tha kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.

‘Vazhdoi dhe u kthye në një traditë që sot frekuentohet kaq shumë dhe që duhet kaq shumë, dhe jo thjesht si një homazh për ju por edhe si kujtesë për ne për kujdesin e shtuar që duhet të tregojmë ndaj emigrantëve.’- tha prefekti i qarkut Lezhë, Gjok Jaku.

Emigrantet pjesëmarrës vlerësuan maksimalisht organizimin dhe vëmendjen që po tregohet ndaj tyre, ndërsa thonë se pandemia i kishte penguar që të vinin për një kohë të gjatë në Shqipëri.

‘Është një ndjenjë e papërshkrueshme unë sot jam kthyer pas dy vitesh se kisha kohë pa ardhur. Kisha 3 vite pa ardhur dhe isha shumë i emocionuar. Po kalojmë shumë mirë!’- thanë emigrantët.

Emigrantet me histori suksesi u vlerësuan me certifikate mirënjohje nga Bashkia Lezhë, ndërsa festa zgjati deri në mesnate ku performoi dhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?