ilustruese

Bota

Sot, dita e Shtetit të Palestinës në OKB, 10 vende drejt njohjes

22 Shtator, 10:33| Përditesimi: 22 Shtator, 10:40

  • Share

Emmanuel Macron në fund të korrikut njoftoi se Franca do ta njihte Shtetin e Palestinës (pavarësisht se nuk ekziston ende realisht). Gati dy muaj më pas, presidenti francez duket se ka korrur një sukses diplomatik, pasi të paktën 10 vende do ta njohin zyrtarisht Palestinën në OKB: Andorra, Australia, Belgjika, Kanadaja, Luksemburgu, Portugalia, Malta, Mbretëria e Bashkuar, San Marino dhe Franca.

Akuzat izraelite

Qëllimi i Macron është të rilançojë zgjidhjen me dy shtete, jo të ndryshojë qëndrimin e Izraelit, i cili prej javësh kundërshton me forcë. Netanyahu dje iu drejtua liderëve perëndimorë me një video ku thoshte:
“Kam një mesazh për ju: asnjë shtet palestinez nuk do të dalë në perëndim të lumit  Jordan”.

Programi në OKB

Asambleja e 80-të e OKB-së zhvillohet në Nju Jork nga sot deri më 29 shtator. Një konferencë për Palestinën e bashkëdrejtuar nga Franca dhe Arabia Saudite do të mbahet sonte nga ora 21:00 deri në mesnatë, e hapur me fjalimin e Macron. Mahmoud Abbas, 89 vjeç, presidenti i Autoritetit Kombëtar Palestinez, i cili nuk ka marrë vizë nga SHBA, do të marrë pjesë me videokonferencë. Këto 10 vende do t’u shtohen 148 prej 193 shteteve që tashmë e kanë njohur Palestinën (pothuajse e gjithë Afrika, Azia me Kinën dhe Indinë, dhe Amerika Latine. Anëtari i parë i BE-së që bëri këtë hap ishte Suedia në vitin 2014.

//Corriere

 

 


Lajmi kryesor:

Dita e Palestinës në OKB/Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia e Portugalia njohën shtetin e Palestinës, kritikon SHBA: Vendim kozmetik!


A.I/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?