Pamje nga greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit

Dita e tetë, PD në Mallakastër mbështet grevën e naftëtarëve të Ballshit

5 Tetor 2020, 17:42| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 17:45

  • Share

Pas 8 ditëve të grevës së urisë të naftëtarëve të Ballshit, së fundmi ka reaguar një përfaqësues i Partisë Demokratike.

Kreu i PD-së në Mallakastër, Arjan Llanaj ka thënë se janë në mbështetje të naftëtarëve të cilët ndodhen në grevë urie në kushte të vështira shëndetësore.

Deri në këto momente nuk kishte pasur asnjë reagim nga opozita, ndërkohë që naftëtarët ndodhen prej 8 ditësh në grevë urie.

"Të gjithë sot duhet të jemi në mbështetje të naftëtarëve sepse ata janë në të drejtën e tyre, për ushqimin e fëmijëve e familjeve të tyre, për pagat, punën e papaguar dhe për mbijetesë!..

Në gjendje të përkeqësuar shëndetësore dhe të lënë në mes të katër rrugëve naftëtarët e Ballshit janë në ditën e tetë të grevës së urisë, të pashpresë për zgjidhjen e problemit të tyre.

Turp dhe papërgjegjshmëri e atyre që i kanë premtuar dhe mashtruar këto shtatë vite", shkruan Llanaj.

Komento

Komente

  • ermal: 06/10/2020 09:11

    Po Piro Lutaj i Gurores me vellain e vet Benin ca mendimi ka, po Ismet Beqiri qe ka qene vete drejtor ne Uzine, apo ka dal per fushate neper fshtara KUte, Corrush, aty ku Qerimi i Bashkise nuk hoqi asnje ferre ne tri mandate kur ishte kryetar komune.....Ballshi eshte ne qytet jo fshatra o mjerane. PS e Ballshit ra ne dore te fshatarev atyre qe su hidhte njeri qurret me paare dhe punon per Benin e Pirros dhe Micon e Ismetit!ehuuuuu sa thelle jane gjerat!

    Përgjigju
  • Papagalli: 05/10/2020 18:06

    Tani ne opozite PD-ja mbeshtet cdo levizje por kur vjen ne pushtet i shtyp me zjarr dhe hekur cdo levizje kunder sic veproi ne 21 janar 2011 kur kryetari atehere minister i brendshem z. Lulzim Basha vrau 4 vete ne Bulevardin Dashmoret e Kombit.

    Përgjigju
  • BENI: 05/10/2020 17:49

    C'FARTE DUAN CECENET NE MALLAKASTER,,ATA JANE TE GJITHE SOCIALISTE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?