‘Dita e urgjencës’, mjekët tregojnë si jepet ndihma e parë: Shpëton jetë! 8-vjeçarja që ka ëndërr të bëhet doktoreshë

27 Maj 2023, 15:09| Përditesimi: 27 Maj 2023, 16:10

  • Share

Algesa është ende shumë e vogël, por synimet për të ardhmen i ka të qarta, do të bëhet doktoreshë për të shpëtuar jetë. Ajo mësoi hapin kryesor për të ndërhyrë në ndihmë të personave në rrezik për jetën duke dhënë ndihmës së parë.

“Quhem Algesa dhe jam 8 vjeç. Kurioziteti se si bëhet kjo punë. Kemi qejf të bëhemi doktoresha, të shpëtojmë njerëzit. Kjo gjë na tërhoqi shumë. E mësova se si jepet ndihma e parë. E shtypim 30 herë, e prekim tek hunda dhe bëjmë dy frymëmarrje. Vazhdojmë ta shtypim 30 herë, e kështu me radhë derisa të vije urgjenca dhe ta çoje në spital. Ndihma e parë jepet kur një njeri është duke vdekur, ose duke u fundosur në det, apo ka shumë sëmundje”, thotë 8 vjeçarja. 

Aktiviteti ndërgjegjësues i organizuar në Ditën botërore të urgjencës mjekësore, tërhoqi vëmendjen dhe të shumë qytetarëve të tjerë, megjithatë ndërgjegjësimi nuk është ende në nivelet e duhura. Mjekët e urgjencës tregojnë rëndësinë e kësaj procedure por për dikë që ndodhet në vështirësi shëndetësore.

“Klendi Cangja, mjek urgjence. Ne arrijmë në çdo shpi, por minutat e para janë të rëndësishme. Prandaj është e rëndësishme që të gjithë popullsia të mësoje si jepet ndihma e parë. Të dinë si të kërkojnë ndihmë tek ne dhe të dinë të bëjnë manovra që të sigurojnë mbijetese në personit derisa të vije ekipi jonë që të shmanget humbja e jetës, apo invaliditetin e personit. Kemi nevojë për të gjithë dhe ndaj i kushtojmë rëndësi që duke vënë dy duar aty, shpëton një jetë.

“Indrit Jaupaj, kryeinfermier. Gjëja e parë që duhet të bëjmë është që të thirrëm 127. Jo vetëm që të vijë një shërbim urgjence por për një arsye më madhore. Aty ke një mjek dhe një infermier që këto gjëra që edhe nëse nuk je trajnuar apo nuk i di si të veprosh, atëherë ai do ti thotë nga telefoni duke mos kaluar asnjë minutë. Nëse një person nëse nuk përgjigjet, nuk ka puls, nuk merr frymë, do vendosim të dyja duart në gjoks, 30 shtypje, dy frymëmarrje”, tha ai.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?