'Dita e Verës'/ Në Berat disa të rinj nuk i binden urdhrit

13 Mars 2020, 19:43| Përditesimi: 13 Mars 2020, 22:30

  • Share

Dita e Verës ka nisur që sonte me festimet.

Banorët e qytetit të Beratit kanë nisur me ritin tradicional të ndezjes së zjarrit nëpër fusha.

Edhe pse urdhëri I kryeministrit Rama është që qytetarët të shmangin grumbullimet me njëri-tjetërin për të shmangur kontaktin e parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, përsëri ata nuk kanë ndaluar së bëri këtë veprim të përvitshëm.

Këtë vit Dita e Verës që njihet si festa zyrtare e ardhjes së stinës së pranverës nuk do të jetë si cdo vit, pas shtetrrethimit të të gjithë vendit dhe anulimit të aktivitetit të saj.

Kjo festë është e mbushur me lule shumëngjyrëshe, muzikë dhe kërcime në sheshe apo vende të tjera.

Ëmbëlsira tradicionale është ballokumja, specialitet I qytetit të Elbasanit.

Por sipas kushteve të shtetrrethimit, qytetarët nuk do të mund të shkojnë në Elbasan, por do të qëndrojnë në shtëpinë e tyre.

Për shkak të përhapjes në një kohë kaq të shkurtër të koronavirusit, qeveria mori një sërë masash ku më kryesorja është që qytetarët të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre deri në një urdhër të dytë.

Kjo është për të mirën e gjithësecilit dhe për të vënë nën kontroll sëmundjen.

Nuk lejohen mbledhjet me shumë njerëz në mjedise të ndryshme apo bulevard dhe duhet të respektohet distanca e pakta 1 metër larg njëri-tjetrit.

Ora 20:22
Dita e Verës/ Korçarët thyejnë rregullin e distancës, grumbullohen në zjarrin tradicional, disa shoqërohen në polici

Edhe pse Korça ka shfaqur ndërgjegjesim nga pjesa më e madhe e banorëve,këtë pasdite disa të rinj rebelë kanë vendosur të ndezin zjarrin tradicional të Ditës së Verës,duke thyer keshtu rregullin e ruajtjes së distancës dhe shmangies ë grumbullimeve .

Ndërkohë policia dhe zjarrfikësja kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarreve.

Gjithashtu janë shoqëruar disa persona që kanë kundërshtuar urdhrin.


Lajmi kryesor:

Berati e Korça sfidojnë koronavirusin për Ditën e Verës, kryebashkiaku: Mos guxoni në Elbasan! Ndalohen grumbullimet, ushtria e policia në rrugë


//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?