Foto ilustruese

Sociale

Dita e Verës/ Policia njofton planin e masave: Ja rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në Tiranë dhe Elbasan

13 Mars, 16:29| Përditesimi: 13 Mars, 16:46

  • Share

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillohen më 14 Mars për Ditën e Verës në Tiranë dhe Elbasan.

Në terren do të angazhohen efektivë të rendit, rrugores si edhe të Patrullës së Përgjithshme, të cilët do të jenë të planëzuar me shërbim në sheshet apo rrugët ku do të zhvillohen aktivitetet.

Për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve, në akset rrugore kryesore në qendrat e qyteteve, do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve.

Në Elbasan, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe qarkullimi i tyre në disa segmente rrugore në qendër të qytetit.

Në Tiranë, gjatë ditës së nesërme, deri në përfundim të aktiviteteve, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Ibrahim Rugova”.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?