Në Shqipëri nevojiten rreth 40 mijë njësi gjaku në vit, por statistikat tregojnë se shifrat e dhurimit vullnetar zënë vetëm 25% të totalit.
Në ditën ndërkombëtare të vullnetarizmit Artur Katuçi, Sekretar i Përgjithshëm i Kryqit te Kuq thotë se nevojat më të shumta për gjak i kanë talasemikët dhe të aksedentuarit rëndë.
“Në Shqipëri nevojat për gjak janë të mëdha. Është sëmundja e talasemisë, por dhe një sërë operacionesh dhe sëmundjesh tjera që kanë nevojë për gjak. Nevojat shkojnë te rreth 40 mijë njësi gjaku në vit mesatarisht. Vetëm nga dhurimet vullnetare arrihen deri në 25% e sasisë sè nevojshme të gjakut. Sasia është e pakët, gjithmonë e pakët, por duhet të kemi parasysh se disa vite më përpara përqindja e dhuruesve vullnetar ishte e papërfillshme.”-tha Artur Katuçi, Sekretar i Përgjithshëm i Kryqit te Kuq.
Nën moton “Vullnetarizmi na bashkon të gjithëve” në aktivitetin e organizuar nga Kryqi i Kuq dhe Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Inva Mula dhuroi gjak.
Inva ndan me ne historinë e saj personale që e ka kthyer në një dhuruese të rregullt të gjakut të paktën 2 herë në vit.
“Në fakt nuk është iniciativë e sotme. Kjo iniciativë është pjesë e jetës time, pasi para disa viteve jam përballur me një rast ku një I afërm nuk kishte mundësi të jepte gjak dhe kërkonte. Unë në mënyrë shumë instiktive , thashë: Unë do ta bëj diçka të tillë. Në momentin që shkoj në spital dhe shikoj sa I nevojshëm ishte gjaku në atë moment të njeriut të shëndetshëm, atëherë vendosa që kjo të bëhet dy herë në vit nga ana ime në mënyrë vullnetare.”- tha Inva Mula.
Në të gjithë vendin janë rreth 600 fëmije talasemikë që kanë nevojë për transfuzion gjaku në mënyrë të vazhdueshme .
Mungesa e gjakut eshte problem,por jo me pak e rendesishme eshte mungesa e medikamenteve cilesore. Prodhimet e ish profarmes sot te sipermarresit politikan te shpalĺur nongrata tomdoshi,mbulojne pothuaj tere sherbimet publike spitalore..mjeket mbajne koken ulur dhe pacientet e shkrete blejne medikamentet cilesore te domosdoshme per jeten.
Përgjigju