Prokuroria e Posaçme dhe numri i gjelbërt për denoncime

Kronikë
Politikë

Dita e zgjedhjeve/ SPAK vë në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër për denoncime të krimeve elektorale më 11 maj

9 Maj, 18:19| Përditesimi: 9 Maj, 19:06

  • Share

Dita e zgjedhjeve të 11 majit po afron, kurse Task-Forca e Prokurorisë është aktive për gjurmimin dhe hetimin e krimeve elektorale.

Në kuadër të këtyre masave, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka afishuar pasditen e sotme (9 maj) edhe numrin e telefonit për të gjithë qytetarët, të cilët duan të denoncojnë raste paligjshmërie gjatë procesit të votimit.

Të gjithë qytetarëve që do të hasin paligjshmëri dhe probleme më 11 maj, SPAK u bën thirrje që të telefonojnë numrin 0800 04 05. Ky numër do të jetë shërbim falas përgjatë orarit zyrtar të votimit.

“Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjatë ditës së zgjedhjeve, nga ora 07:00 deri në 19:00, vë në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër”, njofton shkurtimisht SPAK përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i SPAK për numrin e gjelbërt

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?