Dita e zgjedhjeve të 11 majit po afron, kurse Task-Forca e Prokurorisë është aktive për gjurmimin dhe hetimin e krimeve elektorale.
Në kuadër të këtyre masave, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka afishuar pasditen e sotme (9 maj) edhe numrin e telefonit për të gjithë qytetarët, të cilët duan të denoncojnë raste paligjshmërie gjatë procesit të votimit.
Të gjithë qytetarëve që do të hasin paligjshmëri dhe probleme më 11 maj, SPAK u bën thirrje që të telefonojnë numrin 0800 04 05. Ky numër do të jetë shërbim falas përgjatë orarit zyrtar të votimit.
“Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjatë ditës së zgjedhjeve, nga ora 07:00 deri në 19:00, vë në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër”, njofton shkurtimisht SPAK përmes një postimi në rrjetet sociale.
Postimi i SPAK për numrin e gjelbërt
Komente
