Teatri Metropol për shkak të shpalljes së datës 26 prill si ditë zie kombëtare, në nder të ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, ka bërë me dije se janë shtyrë disa shfaqje.
Shfaqja për fëmijë "Një letër për stinët" që do të mbahej të shtunën do të shtyhet për ditën e diel, si edhe premiera e shfaqjes ‘Ndodhia e çuditshme e qenit në mesnate’.
Po ashtu, Teatri Kombëtar ka njoftuar anulimin e shfaqjes ‘12 burra të zemëruar.
‘Njoftim i nderuar publik i teatrit metropoli për arsye të shpalljes së datës 26 prill si ditë zie për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut ju njoftojmë se premiera e shfaqjes ‘Ndodhia e çuditshme e qenit në mesnate’ do të shtyhet për ditën e diel datë 27 prill ora 20:00.
Gjithashtu anulohet dhe shfaqja për fëmijë "Një letër për stinët" duke kërkuar mirëkuptimin tuaj ju njoftojmë se të gjitha biletat e shitura për ditën e nesërme do të shtyhen për ditën e diel ose për datat në vijim të shfaqjes, në rast kompensimi bileta e padëmtuar do të behet vetëm ditën e diel, date 27/04/2025', thuhet në njoftim.
Këto vendime vijnë pas vendimit zyrtar të qeverisë shqiptare për të shpallur ditën e shtunë si ditë zie kombëtare, në nderim të kreut të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta më 21 prill.
Komente
