Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dhënë mesazhin e saj në Ditën Kombëtare të Rinisë.
Ajo shprehet se kjo datë bën të ulin kokën në turp, të gjithë ata që sipas saj patën shansin ta realizojë këtë mision, duke thënë se tashmë ato vlera dhe idealet mbi të cilat u themelua Shqipëria post-komuniste janë braktisur.
Në ditën Kombëtare të Rinisë, Kryemadhi shkruan se vlen të theksohet nevoja e rikthimit tek ato vlera fillestare që bashkuan të gjithë shqiptarët. Ajo shton se shpopullimi masiv e ka vendosur Shqipërinë përballë një kërcënimi real për të ardhmen.
“Shqipëria si Evropa nuk realizohet duke përkujtuar dhe festuar një herë në vit, por ka nevojë çdo ditë për dedikim dhe dashuri për vendin.”, shkruan Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
Sot 8 Dhjetori, 31 vjet nga Lëvizja Studentore, që solli demokracinë! Urojnë Rama, Meta dhe Basha! SHBA: Krah jush
J.GJ./ReportTv.al