Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore në vendin tonë, si rrallëherë mbas aktit patriotik të ushtarakëve më shumë se një shekull më parë për të ruajtur pasuritë arkeologjike të Apolonisë, këtë vit pas pandemisë Covid 19 kujtohet në Muzeun Historik Kombëtar përmes një ekspozite me 100 fotografi nga njerëzit e thjeshtë të bërë anë e mbanë vendit.
“Nëse përherë jemi mësuar që kurator edhe fotografë të jenë artistë të mirëfilltë, kësaj here sollëm njerëz të thjeshtë, që kanë kontribuar edhe janë ndierë pjesëmarrës në trashëgiminë kulturore shqiptare. Kjo gjë shkon përshtat edhe me thirrjen e përgjithshme në muze”, shprehet Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.
Kuratori i ekspozitës Redis Marku rrëfen rëndësinë e kësaj ekspozite që sjell parkun arkeologjik të Apolonisë, liqenin e akullnajave ne Parkun Kombëtar të Valbonës, kalanë e Gjirokastrës, Manastirin e Shën Kollit, Kalaja e Shurdhahut në Liqenin e Vaut të Dejës e shumë site, parqe edhe monumente në vendin tonë
“100 fotograf amatorë që kanë udhëtuar në site edhe kala anekënd Shqipërisë. Për herë të parë Muzeu organizon një ekspozitë të tillë për shkak të Pandemisë Covid 19. Vëmendja jonë ishte që këto foto të bëheshin nga njerëz të ndryshëm dhe kreativ, që kanë krijuar një larmi të jashtëzakonshme, që për ne them se është sukses”.
Drejtori i Muzeut e konsideron periudhën e Pandemisë Covid 19, si më problematikën në gjithë jetëgjatësinë e tij, megjithatë përpjekjet që vizitorët të mos mungojnë s’kanë munguar
“Besoj se kjo mund të jetë vizuteshmëria më problematike nga të gjitha kohët, por unë konstatoj se pas hapjes që ne kemi bërë me MK, ka nis gradualisht një vizutueshmëri e turistëve, që vijnë nga rajoni përreth. Nuk janë numrat e mëparshëm, por ata që kanë pas mundësi që kanë vizituar Tiranën, se kanë lënë jashtë vëmendjes Muzeun historik Kombëtar”.
Në themel të ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri, e vendosur kjo që prej vitit 2003, është akti patriotik dhe atdhetar i ushtarakëve: Kamber Bënja, Bexhet Manastirliu dhe Abaz Taushani, të cilët ndaluan plaçkitjen dhe vjedhjen e objekteve arkeologjike të parkut të Apolonisë, në vitin 1916, gjatë Luftës së I -rë Botërore.