Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, SHBA: Vijojmë partneritetin me Shqipërinë për mbrojtjen e kësaj pasurie! Mbi 1.6 milionë dollarë të investuara

29 Shtator, 12:16| Përditesimi: 29 Shtator, 12:33

  • Share

29 shtatori përkujtohet në Shqipëri si Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore.

Teksa uroi Shqipërinë për këtë ditë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës siguroi për bashkëpunim të mëtejshëm për të mbrojtur trashëgiminë e pasur kulturore të vendit.

Në një videomesazh ditën e sotme në rrjetet sociale, shefja e Zyrës për Marrëdhëniet me Publikun, McKenzie Louë, foli nga kalaja mahnitëse e Prezës për trashëgiminë kulturore të çmuar dhe unike të Shqipërisë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara përmes Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP).

“Kjo ditë është kujtese e rëndësishme për historinë dhe traditat e Shqipërisë. Përmes Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP), nga fillimi i tij në 2001, kemi mbështetur mbi 13 projekte duke investuar mbi 1.6 milionë dollarë. Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të vazhdojnë fort partneritetin me Shqipërinë për të mbrojtur dhe nderuar trashëgiminë e pasur kulturore të vendit”, u shpreh ajo.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?