Dita kur Berisha-Basha i falën detin Greqisë, mesazhi i Karamanlis në Parlamentin Shqiptar mes duartrokitjeve të PD, fshehja e marrëveshjes dhe shmangia e Presidentit

28 Gusht 2020, 09:00| Përditesimi: 28 Gusht 2020, 09:24

  • Share

Një deklaratë e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis se Greqia do të zgjerojë kufijtë e saj detar në 12 milje në raport me Shqipërinë, ka prodhuar një stuhi reagimesh në Tiranë. Polemikat dhe mjegulla e dyshimeve vijojnë në kushtet kur jo vetëm nuk ka një marrëveshje, por nuk ekziston as edhe një grup negociator i autorizuar nga Presidenti i Republikës për të shkuar drejt një pakti. Megjithatë ky mosbesim i madh duket se buron nga një akt i mirëfilltë tradhtie kombëtare 11 vjet më parë, me protagonistë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshehtësi të plotë, në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe konventat ndërkombëtare, i dhuruan Greqisë  354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon të Shqipërisë. 

Marrëveshja u rrëzuar disa muaj më pas nga Gjykata Kushtetuese me kërkesë të Partisë Socialiste. Po çfarë ndodhi në 27 prill të viti 2009 në Tiranë? Mesditën e 27 prillit 2009, Kostas Karamanlis, në atë kohë kryeministër i Greqisë, zbarkoi në Aeroportin e Rinasit, i shoqëruar nga ministrja e Jashtme Dora Bakojanis. Një orë më pas, Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Jashtëm dhe Bakojanis firmosën disa marrëveshje, mes të cilave edhe marrëveshjen e detit, e cila u mbajt e fshehtë. Firmosja e paktit detar i pasua nga një konferencë e përbashkët mes dy kryeministrave Berisha-Karamanlis, të cilët folën për perspektivën e thellimit të bashkëpunimit, duke anashkaluar paktin detar. 

Në orën 18 të pasdites së 27 prillit 2009, Berisha, në koordinim me Topallin, mblodhi Parlamentin për nder të Karamanlis, ku ky i fundit do të jepte një mesazh. Në orën 18 kryeministri i Greqisë Kostas Karamanlis, i shoqëruar nga Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli, hyjnë në sallën e Kuvendit mes duartrokitjeve të deputetëve të Partisë Demokratike, Berishës dhe ministrave. Deputetët e PS mungonin për shkak se kishin bojkotuar Kuvendin. Gjatë fjalimit të tij, kryeministri grek, përmend nënshkrimin e marrëveshjes detare, që i lejonte Greqisë të zgjeronte kufirin e saj detar me 12 milje. 

Mesazhi i Karamanlis ishte: “Vitet e fundit, ne, Greqia dhe Shqipëria, kemi zhvilluar marrëdhënie miqësie, bashkëpunimi dhe fqinjësie të mirë në mënyrë shumëdimensionale dhe
esenciale. Janë bërë hapa të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm përparimi për krijimin dhe konsolidimin e një klime mirëkuptimi reciprok dhe besimi në favor të vendeve tona, të popujve tanë dhe të rajonit e më gjerë. Në këtë kuadër marrëdhëniesh nënvizojmë edhe rëndësinë e minoritetit etnik grek të Shqipërisë, i cili përbën një urë historike dhe thelbësore miqësie
midis dy vendeve tona. Brenda kësaj klime bashkëpunimi konstruktiv u bë i mundur edhe nënshkrimi i sotëm i marrëveshjes, veçanërisht e rëndësishme, e përcaktimit të zonave detare dhe të shefit kontinental midis Greqisë dhe Shqipërisë. Në të njëjtën frymë u nënshkrua para dy muajsh dhe marrëveshja e një rëndësie humane dhe morale për varrezat ushtarake të ushtarëve grekë, që ranë duke luftuar në Shqipëri, gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941”. 

Fundi i fjalimit të kryeministrit grek shoqërohet sërish me duartrokitje të zjarrta. Mes duartrokitjeve, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shprehet se “Zotërinj deputetë, më lejoni edhe një herë në emrin tuaj të falënderoj Kryeministrin e Greqisë, z. Kostas Karamanlis, për vizitën e tij në Shqipëri, për mbështetjen që u ka bërë proceseve integruese në NATO dhe në Bashkimin Evropian, në mënyrë të veçantë për adresimin që i bëri sot Parlamentit, Kuvendit të Shqipërisë, për inkurajimin për liberalizimin e vizave dhe për ecjen përpara të reformave. Z. Karamanlis, faleminderit! (Duartrokitje) Tani më lejoni ta përcjell Kryeministrin grek”. Kryeministri grek, i shoqëruar nga zonja Topalli, largohen nga salla mes duartrokitjeve. Seanca zgjati vetëm 30 minuta. 

Bamir Topi, në atë kohë President i Republikës, u mbajt larg negociatave për paktin detar, ndonëse sipas Kushtetutës, Presidenti duhej të autorizonte negociatorët për arritjen e një marrëveshje të mundshme. Në shkurt të vitit 2009, Dora Bakoyannis, në atë kohë ministre e Jashtme e Greqisë, gjatë një vizite në Shqipëri, zhvilloi një takim me Bamir Topin. Bakoyannis nuk i thotë asgjë për çështjen e detit, por i kërkon që t’i japë shtetësinë kryepeshkopit Janullatos.

Ish-presidenti Bamir Topi, në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), shkruan se “Vetëm dy muaj më vonë, më 27 prill 2009 erdhi për një vizitë dyditore në Shqipëri Kosta Karamanlis, kryeministër i Greqisë dhe lider politike i Demokracisë së Re. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Berisha dhe Karamanlis u shprehën për nivelin e kënaqshëm të marrëdhënieve, minoritetin, presionet, perspektivën evropiane të Shqipërisë, investimet etj., etj., por nuk u tha asnjë fjalë për çështjen e kufirit detar, që do të thoshte se deri në atë moment bisedat nuk ishin ekspozuar as në nivelin politik. Ndërkohë, në prani të dy kryeministrave, Basha dhe Bakoyannis kishin nënshkruar marrëveshjen. Në takim në Presidencë me z. Karamanlis sërish marrëveshja e detit nuk u trajtua. Paradoksalisht, kryeministri grek ishte në dijeni, ndërsa presidenti shqiptar nuk ishte informuar nga kryeministri i vendit të tij. Pas kësaj marrëveshjeje, del në skenë grupi negociator i krijuar nga Ministria e Jashtme dhe certifikuar nga kryeministri i kohës”. 

Përpos Presidentit Topi, në dijeni nuk ishin as deputetët e Partisë Socialiste, të cilët në atë kohë nuk merrnin pjesë në Kuvend. Disa muaj më pas, pakti për vendosjen e kufirit detar me Greqinë, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese si në kundërshtim me Kushtetutën. Në vendim Gjykata Kushtetuese, tha se marrëveshja me Greqinë është e papajtueshme me Kushtetutën sa i takon çështjeve lidhur me: a) mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes; b) mangësitë serioze në përmbajtjen e marrëveshjes; c) moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm; ç) mosmarrjen parasysh të ishujve si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 29/08/2020 10:56

    Dhe perseri keto fundrrina shqiptare,Meta,Topi,Topalli,Berisha, Basha etj,etj vazhdojne te merren me politike vjedhje etj,dhe pretendojne te marrin pushtetin.Ne shqiptareve na ka denu zoti,qe mos te bejme hajer nga politika e liderve qe kemi.

    Përgjigju
  • Iris: 29/08/2020 02:07

    Mire z.Topi qe ja kishin mbajtur te fshehte ,po Meta c'pret tani pse bredh hu me hu,pse nuk krijon grupin negociator ,pasi kemi te bejme me ceshtje emergjente ku rrezikohen kufijte,c'dreqin ben?

    Përgjigju
  • Beqa: 28/08/2020 16:36

    Po mir kto qe e shiten Po ky loqa tjeter pse si fut ne burg apo me nji tepsi lepien te gjith kto maskarej

    Përgjigju
  • Tirona: 28/08/2020 16:05

    Ja dhe nje arsye tjeter pse Shqiptaret e kane lene vendin e tyre, se Paria drejtuese e vendit ne ate kohe po ja jepte Jugun e Shqiperise Grekut, e filluan me varrezat, me faljen e 354,4 km2 siperfaqe ujore te Detit si dhe me vone mund te jepnin dhe siperfaqe toksore , se oreksi i grekut eshte deri ne lumin Shkumbin dhe me qeverine e atehershme e kontrolluar nga kulla tradhetare e Vicidollit gjithcka mund te ndollte.Ja nje arsye tjeter qe Topalli, Bregu, Duma, Vokshi, Tabaku, Alibegaj, Noka, Rruli, dhe e disa te rijnve te tjere si organizatoret e Babaleve, Fyturat e Balliut dhe te gjithe deputetet e PD se asaj kohe e te tjere qe ndodheshin ne majat e kryesis se PD dhe te shtetit mos tju shkoj ne mendje per te kandiduar per Deputet apo per tu vendosur ne majat me te larata te kryesish se PD, sepse Ata tradhtuan interesat me te larta te vendit.

    Përgjigju
  • SALMUTI: 28/08/2020 14:48

    SALMUT BERBAJGA SPIUNI SËRBIT PISI MË I MADH I KOMBIT SHWIPTAR NJERI I PAFYTYR PSIKOPAT HAJDUT WC QENF PUBLIK. KY ÇEN DO MBAHET MEND PËR POSHTËRSIT E TIA NË JET TË JETVE. E KY QEN BASTARD DO SHKOI NË BOTËN TJETËR I LYER KAZRAN ME BOJ PËR KRIMET E PA NUMURTA QË KA BËR QENI BASTARD NGA FAMILJE ANALFABETËSH.

    Përgjigju
  • Harta: 28/08/2020 14:11

    Duhet vene ne nje plan harta e Salihut me te cilen u nda deti me hartes e re te Edvinit sipas konventes nderkomebatere, dhe kryesisht pjesa e ishullit te papabuan OTHON dhe realiteti del duke krahasuar keto dy harta, kush eshte reale dhe kush eshte shitje deti. Shume shtete kane ndare siperfaqet e deteve midis tyre edhe kur kane patur ishuj te papabnuar dhe ekserienca pozitive eshte dhe nuk ka pse te abuzohet ne kete menyre, e shiti detin se shiti detin.

    Përgjigju
    • Cubi: 28/08/2020 18:42

      Mbase te vjen keq per keto lloj fytyrash,por e verteta eshte se keta Jan esat pashat dhe Ahmet zoget e shekullit 21. Po tu jepet mundesia e shesin te gjien nuk u dhimset gje. Agjentura antikombetar Jan.

  • Vicifoli: 28/08/2020 13:26

    Kryminister i denje per Shqipnin asht vec Flamur Noka

    Përgjigju
  • O tej: 28/08/2020 13:21

    Berisha-Basha= BAJGE

    Përgjigju
  • Kico: 28/08/2020 12:10

    A ka shanse qe Greku te beje nje marreveshje te paster me Shqiperine. Folin per minoritetin kur vete nuk njohin minoritet ne Greqi. Folin per varreza ne zone qe Greket nuk kane luftuar asnjehere. Folin per detin kur Turqise I kane shkuar tek bregu. Folin per emrin e Maqedonise kur Maqedonia nuk ka qene kurre Greke. A e kuptoni se cbehet. Bejne presion nese do te hysh ne Evrope sikur Evropa te jete e tyre. Ne skemi per te hyre ndonjehere ne Evrope kjo eshte e sigurte. Atehere mos I pranoni asnje gje Grekut dhe tregojini udhen. Dikush duhet ti thoje stop nuk ka me, populli Shqiptare nuk mundet me. Nese doni miqesi edhe ne kemi disa kerkesa. Dhe nese hyjme apo jo ne Evrope varet nga ju atehere ju faleminderit por nuk mund te pranojme nje Evrope qe nuk eshte me te drejta te pabarabarta. Dhe me kryesore nuk permendet fare zhdukja e popullsise Came ne Greqi

    Përgjigju
    • Ehuuu: 28/08/2020 12:34

      nuk ka kico se keta tanet jane te korruptuar. Kur te dali ndonje djale me gjake te paster shqiptari atehere do behet nje marrveshje e paster. Deri tani keta e kan gjakuen uj, e vetem per vete mendojne

  • erty: 28/08/2020 10:06

    rroft kryeministri i surrelit qe e bleu detin, :))))) po ca thoni ky kryeminister qe kemi ne eshte nje po i njejti surrat i atyre perpara, kshuqe as mos na rreni sic rreni nga mjesi deri ne darke.

    Përgjigju
  • Tarasi: 28/08/2020 09:36

    Si ka mundesi qe nje perqindje e vogel ama esht te votojn keta....dmth 20% e popullit trim trap dhe shpellar nuk duan vendin e tyre...si ta shpegosh ndryshe.....!?

    Përgjigju
    • Flutura: 28/08/2020 10:25

      ...ka mundesi, historia tregon qe me propozimin e dy deputeteve skrapallinj, Zigu u be mbret dhe shiti shen Naumin, malok..., pasardhesi tjeter malok, i shiti detin i mbeshtetur fuqimisht nga fshatari tjeter skraparlli, qe tani shitet si 'patriot" duke e quajtur popullin budalla, duke e ofebduar kur perkujton heronjte e Shqiperise, ben jete perrallore qe do ia kishin zili edhe sheiket. Pra i nderuar komentues mos pyet "si ka mundesi". Keta lloj njerzish po bejne cmos te fshijne kujtesen e popullit, por akoma ka patriote te vertete.

  • F-35: 28/08/2020 09:32

    Per marreveshjen e detit te firmosur nga Luli jemi te qarte. Por nje gje nuk kuptoj. Ne ne baze te Konventes se '82-it, ne vitin '90 ne i kemi zgjeruar ujrat detare 12 milje dhe nuk ka patur kundershtime nga askush. Po greket pse nuk e kane bere deri tani, sic ne? Nuk kane patur interes me pare, jane me te paditur e te dobet se ne? Pse mendoj se kjo ka ndodhur pasi greket kerkojne me shume se cfare u ofron Konventa, dhe ku tjeter pervecse ne teritorin detar te Shqiperise? Qofsha i gabuar!

    Përgjigju
    • Arben: 28/08/2020 10:29

      Nuk e kann bere sepse kan Probleme me turqin e cila nuk e njeh kete Konventen e detit nuk e ka nenshkruar.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?