Bota

Dita më e përgjakshme e protestave në Mianmar, BE dhe SHBA dënojnë dhunën (VIDEO)

28 Mars 2021, 09:07| Përditesimi: 28 Mars 2021, 14:52

  • Share

Në Mianmar ka ndodhur goditja më e dhunshme kundër protestuesve pro-demokracisë sot kur regjimi ushtarak në pushtet tregoi forcën e tij në Përvjetorin e Forcave të Armatosura.

Mianmar Now, media kryesore e lajmeve në vend, njoftoi se janë verifikuar vdekjet e 114 civilëve në 44 qytete në tetë nga 15 rajone, ndërkohë që nga fillimi i protestave kanë humbur jetën të paktën 400 persona.

Kjo shifër u dha nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë, një grup që dokumenton vdekjet dhe arrestimet, edhe pse kjo shoqatë ka paralajmëruar që numri aktual i viktimave me gjasë është shumë më i lartë.

Të Premten Junta ushtarake paralajmëroi protestuesit për rrezikun e goditjes në kokë dhe shpinë nëse vazhdojnë demonstratat por një gjë e tillë nuk i ndaloi qytetarët të dilnin në rrugë duke u përballur me shtypjen e dhunshme nga forcat e sigurisë.

Komandantët ushtarakë të 12 shteteve kanë dënuar forcën vdekjeprurëse të përdorur nga ushtria e Mianmarit.  Përmes një deklarate të përbashkët, shefat e mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara dhe disa shteteve të NATO-s si dhe të Japonisë, Zelandës së Re, Koresë së Jugut dhe Australisë, thanë se ushtria në Mianmar ka humbur kredibilitetin me njerëzit e saj.

“Një ushtri profesionale ndjek standardet ndërkombëtare për sjelljen dhe është përgjegjës për mbrojtjen, jo të lëndojë njerëzit ndaj të cilëve shërben”, thanë zyrtarët e mbrojtjes në deklaratën e përbashkët, ku dënuan përdorimin e forcës vdekjeprurëse ndaj njerëzve të paarmatosur.

Në deklaratë, zyrtarët e mbrojtjes i bën thirrje ushtrisë së Mianmarit që të “heqë dorë nga dhuna dhe të punojë për të vendosurin respektin dhe besueshmërinë me popullin e Mianmarit”.

Kjo deklaratë erdhi pasi diplomatët nga shumica e të njëjtave shteteve po ashtu shprehur zemërimin e tyre lidhur me dhunën që ndodhi.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se ShBA-ja ishte e “tmerruar nga gjakderdhja e shkaktuar nga forcat e sigurisë së Mianmarit” dhe se ushtria tregoi gatishmërinë e saj për të “sakrifikuar jetën e njerëzve, në mënyrë që t’u shërbejë vetëm një pjese të vogël të popullsisë”.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në shtetet e Azisë Juglindore, e përshkroi Ditën e Forcave të Armatosura si një ditë të “terrorit”, ndërkaq, sekretari i jashtëm britanik, Dominic Raab tha se kjo ditë ishte “një pikë e re e ulët” për juntën në Mianmar.

Kombet e Bashkuara, e cilësuan dhunën si të papërligjshme dhe deklaruan se kanë marrë raporte për persona të vrarë, përfshirë fëmijë, si dhe për qindra njerëz të plagosur.

Mianmari është në krizë që prej se ushtria mori kontrollin e shtetit më 1 shkurt, përmes një grushti të shtetit dhe arrestoi lideren civile, Aung San Suu Kyi dhe politikanë të tjerë të cilët gjenden në paraburgim. Që atëherë, në mbarë Mianmarin janë organizuar protesta, të cilat janë shtypur me dhunë nga forcat e sigurisë, ku janë arrestuar mbi 2.600 persona. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?