Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Manastirliu: Viti 2024 shpallet si ‘Viti i Gjuhës Shqipe’! Aktivitetet do të kulmojnë me festën e alfabetit

24 Janar, 10:02| Përditesimi: 24 Janar, 10:19

  • Share

TIRANË- Sot në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu shpall vitin 2024 si "Viti i Gjuhës Shqipe".

Sipas saj me këtë vendim tregohet rëndësia që arsimi dhe gjuha shqipe kanë në zhvillimin e identitetit kombëtar. Ajo tha se do të ketë akvtivitete me nisma dhe projekte që do të nisin në vijim dhe do të zgjasin gjatë gjithë vitit.

“Si Ministri e Arsimit dhe Sportit, kemi vendosur që viti 2024 të jetë një vit kushtuar gjuhës shqipe. Do të kemi një kalendar të pasur aktivitetesh, me nisma dhe projekte që do të fillojnë këtë vit dhe gjithashtu me projekte të cilat i finalizojmë së bashku në shkolla, universitete, brenda dhe jashtë vendit, si dhe me pjesëmarrjen e diasporës shqiptare në botë.”, tha Manastirliu duke renditur aktivitetet më të rëndësishme të këtij viti kalendarik dedikuar, ruajtjes dhe pasurimit të gjuhës shqipe.

Aktivitetet do të kulmojnë me 22 Nëntor në Ditën Kombëtare të Alfabetit Shqip.

“Do të kemi aktivitete promovuese në nëntor për Ditën e Alfabetit Shqip, e cila për herë të parë do të jetë festë zyrtare në vitin 2024, pra në këtë vit. Të mos harrojmë asnjëherë se, gjuha nuk është thjesht një mjet komunikimi por mbi të gjitha është një simbol i unitetit dhe fuqisë tonë ripërtëritëse si komb”, tha Manastirliu.

Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Arsimit, ministrja tha se do investimet në arsim mbeten prioritet kryesor i qeverisë.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/01/2024 00:04

    Lere mos pyet znj.ministre, se sa simbol i unitetit (shqip-bashkimit) e fuqise riperteritese te kombit jane fjale te tilla si /pedonale/,/indicje/,/target/,etj qe po mbysin gjuhen shqipe,per te mos folur per mbetjet turke e sllave! Nese doni te mbroni shqipen,filloheni nga ketu!

    Përgjigju
  • beni: 24/01/2024 12:01

    Nuk zhvillohet gjuha shqipe me "aksione te perqendruara" si dikur. Gjuhen shqipe femijet, brezat e mesojne dite pas dite si ushqimi i perditshem. Fakti qe kete vit do shpallet aksioni i gjuhes shqipe, tregon me se miri se ku ehste katandisur ajo. Shikoni ironine: Ne gjimnaz edukimi fizik zhvillohet 3 ore, ndersa gjuha shqipe 2 ore. Quo Vadis, Shqiperia jone! Nderkohe ne bote gjuhen e vendit te tyre e kane te detyruar ta zhvillojne si lende edhe ne te gjitha fakultet. Pra ti studion per arkiktekture dhe nje nder lendet eshte gjuha amtare. E shikoni ku jemi ne?!!! Keto nisma ne formen e "aksioneve me goditje te perqendruar" jane shume fyese dhe jane thjesht demagogji. Vazhdo perpara znj ministre me idete e Karametes se do ta ndritesh arsimin... Megjithese ne mesuesit nuk eshte se presim ndonje gje te madhe. Suksese ne jete!!!

    Përgjigju
  • Andi: 24/01/2024 11:51

    Prandaj do të përkthejë dokumentet me ChatGPT dhe ka ulur mesataren për mësuesi Ministria e Arsimit, se vlerësoni gjuhën shqipe?

    Përgjigju
  • Klosi: 24/01/2024 11:00

    Shume bukur

    Përgjigju
  • Festojme ne diten me te zeze te arsimit ne Dekada!!: 24/01/2024 10:26

    Po Kjo eshte ironia me e madhe qe mund ti beni Arsimit nder Dekada! E mbushet me injorat kur te diturit rrine rrugeve dhe detyrohen te marrin rruget e botes per te treguar vlerat e tyre!! Aleanca e injorances eshte aq e forte sa eshte e pathyeshme tashme! rrofte dita Nderkombetare e injorances ne Shqiperi! Zot na ndih!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?