Presidenca është ‘veshur’ me ngjyrën blu, në sintoni me institucione të tjera në botë për Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin.
“Le të tregojmë të gjithë së bashku më shumë dashuri, më shumë kujdes, më shumë vëmendje institucionale ndaj personave me çrregullime të spektrit autik!” – shkruhet videon e publikuar nga Presidenti Bajram Begaj.
Në Shqipëri, janë më shumë se 2000 fëmijë të spektrit autik në Shqipëri, të cilët mbështeten me rreth 10 mijë lekë në muaj dhe po aq edhe kujdestarët e tyre. Në ditën Botërore të Autizimit, Ministria e Shëndetësisë premtoi më shumë shërbime në territor dhe rritje me 30% të financimit për Fondin Social.
Bashkia Shkoder është ‘veshur’ me ngjyrën blu, në sintoni me institucione të tjera në botë për Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin.
Ky është një mesazh i veçantë që percillet nga Bashkia Shkodër në këtë ditë të veçantë në kuadër të ditës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për Autizmin.