Sociale

Dita Ndërkombëtare e dhurimit të gjakut/ Presidenti i ‘Organizatës Shqiptare të Dhuruesve’ për Report Tv: Ka një rritje të dhuruesve nga moshat e reja (VIDEO)

14 Qershor, 19:55| Përditesimi: 14 Qershor, 22:35

  • Share

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të dhurimit të gjakut, ‘Organizata Shqiptare e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut’ në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut zhvilloi pranë liqenit ‘Artificial’ në Tiranë aktivitetin ‘Flaka e dashurisë dhe e solidaritetit’.

Gazetarja e Report Tv, Joana Preja, ka ndjekur nga afër aktivitetin e zhvilluar, ku ka intervistuar edhe presidentin e organizatës, Natale Capodicasa. Presidenti ka thënë për kamerën e Report Tv se aktiviteti është zhvilluar në shumë qytete të Shqipërisë, me makinën lëvizëse e cila krijon kushte të posaçme për dhurim. Nga ana tjetër, ai tha se ka një rritje të dhurimit të gjakut nga të rinj në mënyrë vullnetare, ndërkohë që vitin e kaluar shumë persona dhuronin kundrejt pagesës.

Capodicasa: Në fakt unë jam presidenti i vullnetarëve dhurues të gjakut. Faleminderit, sot ishte një aktivitet i veçantë. Jemi vullnetarë të rregullt të gjakut. Është një gjë e bukur. Kemi një rritje dhe kemi nevojë për dhurues. Kemi shkuar në çdo vend të Shqipërisë. Në muajin e verës kur njeriu është i paduruar, ka probleme, ne kemi shumë të rinj që dhurojnë gjak. Ne kemi një makinë të lëvizshme e cila shkon kudo.

Gazetarja: Si e ruani gjakun?

Capodicasa:Kemi kushte të rregullta, kemi një vend të freskët. Kemi disa vende që janë për t’u kujdesur. 

Gazetarja: Sa nevojë kanë shqiptarët për gjak, si në rastet e talasemisë?

Capodicasa: Personat kanë nevojë kur kanë një nivel të lartë të talasemisë. Kemi mbi 200 nevoja. Viti i kaluar ka qenë me dhurues me pagesë, ndërkohë që këtë vit është rritur. Edhe Shqipëria ka bërë përparim në këtë pikë. 

Në këtë ditë bota feston Ditën Ndërkombëtare të Dhuruesit të gjakut, një mirënjohje botërore për miliona vullnetarë, dhurues pa pagesë të cilët u ofrojnë të tjerëve një shans të dytë për të jetuar. Bujaria e tyre shpëton jetë, forcon komunitetin dhe pasqyron frymën e solidaritetit. Është një ditë për të falënderuar por gjithashtu të theksojmë nevojën urgjente dhe të vazhdueshme, për dhurues gjaku të rregullt dhe të shëndetshëm.

H.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?