Dita ndërkombëtare e familjes, qytetarët: Është gjithçka që kemi, ta ruajmë dhe ta mbrojmë

15 Maj 2020, 19:56| Përditesimi: 15 Maj 2020, 20:02

  • Share

15 Maji është dita ndërkombëtare e familjes. Në këtë ditë pranë bashkisë së Tiranës u shfaqën vizatimet e fëmijëve për familjen. Qytetarët shprehen se familja është gjithçka, duhet të jetë e bashkuar dhe sa më solide.

Sot është dita ndërkombëtare e familjes. Me anë të këtyre vizatimeve fëmijët kanë zgjedhur të shprehin domethënien e tyre për familjen.

Në këtë ditë struktura e shërbimeve sociale në bashkinë Tiranë shfaqi vizatimet e femijëve për familjen.

Çdo qytetar gjatë ditës së sotme ka mundësi që të vijë pranë kësaj stende dhe të lër një shënim për familjen.

Anisa Ruseti nënkryetare e Bashkisë së Tiranës u shpreh se familja mbetet struktura më solide dhe e fuqishme ku ne mbështetemi.

“Pavarësisht situatës ku ne ndodhemi kemi kuptuar që për fatin tonë të mirë familja ngelet struktura më solide dhe më e fuqishme ku ne të gjithë mbështetemi dhe jemi shumë të lumtur që shumica e fëmijëve e perceptojnë familjen si një gjë me ngjyra, me dritë, me diell duke kuptuar që vazhdon të jetë një nga gjërat më të rëndësishme dhe më të vyera që kemi të gjithë ne. Të gjitha programet tona të strehimit shkojnë drejt fuqizimit të familjes. Nëpërmjet bonusit të qirasë, banesat sociale, kredia e butë, shërbimet që ofrojnë qendrat sociale shkojnë në fakt për fuqizimin e familjes”, u shpreh Ruseti.

Pavarësisht vështirësive, Covid-19 na mësoi se familja është shtylla kryesore ku mbështetemi për çdo vështirësi që kemi në jetë.

“Familja është gjëja më e shtrenjtë, duhet ta ruajmë, duhet ta mbrojmë. Familja është  më e shtrenjtë në botë, dashuri.Familja është gjëja më e rëndësishme, është bërthama e njerëzimit, aty ku fillon gjithçka. Duhet dashuria, mirëkuptimi, të gjitha këto përbëjnë një familje. Familja është bërthama e gjithçkaje, aty fillon gjithçka. Duhet të jetë e bashkuar, e unifikuar dhe sa më solide. Sidomos në këtë periudhë që me të vërtet i shtoi vlerat e veta”, thanë disa prej qytetarëve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?