Foto: Policia me fëmijët
Policia e Shtetit ka uruar të gjithë fëmijët me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Përmes një deklarate Policia shprehet se do të jenë gjithmonë pranë fëmijëve për për të mbrojtur buzëqeshjen e tyre dhe për t’i garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt.
Mesazhi i plotë:
Të dashur fëmijë,
Në këtë ditë të veçantë, Policia e Shtetit ju uron: Gëzuar 1 Qershorin!
Ju jeni thesari më i çmuar i shoqërisë sonë, e sotmja që na frymëzon dhe e ardhmja që na udhëheq. Jeni shpresa, garancia e një të ardhmeje më të mirë, zëri më i pastër i jetës dhe kujtimi më i shenjtë i çdo sakrifice.
Për Policinë e Shtetit, siguria juaj është mision, përgjegjësi dhe prioritet i përhershëm. Ne jemi gjithmonë pranë jush, në shkolla, në komunitet, në rrugë, për të mbrojtur buzëqeshjen tuaj dhe për t’ju garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt.
Gëzuar 1 Qershorin, fëmijë të dashur, jemi pranë jush, kurdoherë që keni nevojë.
Lajmi kryesor:
Sot 1 qershori, dita ndërkombëtare e fëmijëve, uron politika: Gëzuar festën
Xh.K/ReportTv.al
