Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, gjuhëtarët të rebeluar ndaj shtetit: Mbroni shqipen

21 Shkurt 2022, 17:25| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 09:20

  • Share

Gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj, mban në duar disa udhërrëfyes të shqipes.

Është i shqetësuar, për keqpërdorimin e gjuhës amtare nga mediat elektronike, mungesën e seriozitetit të nëpunësve e tekst shkruesve të librave.

“Dhëntë Zoti që ta dëgjojë Qeveria. Ta dëgjojnë shtetet e shtetarët, këtu, në Kosovë edhe kudo që ka shqiptarë, që gjuha shqipe është element që duhet mbrojtur zyrtarisht!”, u shpreh akademiku.

Të ftuar nga Qendra Kombëtare e Librit, për të dhënë mesazhet e tyre në Muzeun Historik Kombëtar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, studiuesit nuk kursehen.

“Në Shqipëri, në Tiranë u ndërtua një stadium i ri që unë e pashë dhe më pëlqeu shumë. Ky stadium quhet ‘Air Albania Arena’. Ku është gjuha shqipe?”, shprehet studiuesi i gjuhës shqipe Xhevat Lloshi.

 Gjuhëtari Xhevat Lloshi vë theksin mbi përdorimin e pakujdesshëm të gjuhës shqipe në mediat elektronike si dhe riskun e dygjuhësisë.

“Është e nevojshme, që në mënyrë shtetërore, të kemi një komision shtetëror të terminologjisë, për të gjitha fushat e ndryshme”, shton më tej gjuhëtari Lloshi.

Një gjysmë shekulli pas mbajtjes të Kongresit të Drejtshkrimit, diskutimet për efektet negative të përdorimit të gjuhës standarde, i konsiderojnë si “shterpë”.

“Mund të bëhen edhe tre kryeministra në Ballkan që janë shqiptarë, unë bëj këtë pyetje: Nëqoftëse nuk do të kishim bërë këtë Kongres 50 vjet më përpara, çfarë do të bënim në ditët tona me gjuhën shqipe? Me çfarë fytyre do të dilnim përpara Evropës së bashkuar?” thotë Lloshi.

Studiuesi Xhevat Lloshi, duke vënë në dukje dobitë e vendosjes së standardit të gjuhës shqipe, që sipas tij është ndërtuar mbi dialektet, dhe nuk synon t’i shtyp ato, u bëri thirrje mediave të mos i japin zë, atyre që e kundërshtojnë apo e zhvlerësojnë, duke ruajtur të njëjtin qëndrim si 50 vite më parë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?