Për ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, ministrja e jashtme Olta Xhaçka ka publikuar një video, ku shfaqen fëmijë shqipfolës nga disa shtete të botës duke recituar vargjet e “Gjuhës shqipe” nga Ndre Mjeda.
Ajo ka gjetur rastin të falënderoj mbi 450 mësuesit të cilët kontribuojnë që gjuha jonë shqipe të mësohet nga brezat e rinj në 19 vende të botës.
Xhaçka ka shprehur edhe mirënjohjen e saj për të gjithë bashkëatdhetarët që trashëgojnë tek fëmijët shqipen e bukur.
Video u realizua në bashkëpunim me familjet dhe shkollat shqipe në: Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Greqi, Itali, Zvicër, Gjermani, Amerikë, Britani”, shkruan Xhaçka.
Lajmi kryesor:
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Kushi: Gjuha shqipe, thesari ynë i përbashkët! Ta promovojmë brez pas brezi
J.GJ./ReportTv.al