Dita ndërkombëtare e gjuhës së shenjave, ambasada e SHBA: Të punojmë për të siguruar qasje të barabartë në komunikim për të gjithë

23 Shtator, 17:24| Përditesimi: 23 Shtator, 17:38

  • Share

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka shpallur 23 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve të Shenjave me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e gjuhës së shenjave në realizimin e plotë të të drejtave të njeriut të njerëzve që nuk dëgjojnë.

Me rastin e kësaj dite ambasada amerikane në Tiranë me anë të një postimi në rrjetet sociale kujton se kjo javë i kushtohet ndërgjegjësimit dhe njohjes së rëndësisë së gjuhëve të shenjave në mbarë botën.

“Gëzuar Javën Ndërkombëtare të Njerëzve që nuk Dëgjojnë!

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Shenjave, e cila festohet si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Njerëzve që nuk Dëgjojnë. Kjo javë i kushtohet ndërgjegjësimit dhe njohjes së rëndësisë së gjuhëve të shenjave në mbarë botën. Na kujton rëndësinë e përfshirjes, tejkalimit të boshllëqeve në komunikim dhe mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve që nuk dëgjojnë dhe atyre me vështirësi në dëgjim. Le të punojmë për të siguruar qasje të barabartë në komunikim për të gjithë”, shkruan ambasada amerikane në SHBA.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?