Olta Xhaçka

Dita Ndërkombëtare e Grave në Diplomaci, Xhaçka: Femrat kanë luajtur një rol vendimtar

24 Qershor 2023, 11:15| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 11:18

  • Share

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar me një mesazh në kuadër të ditës ndërkombëtare të grave në diplomaci.

Xhaçka thekson se diplomacia po përjeton sot një moment të suksesshëm, ndërsa pohoi se gratë kanë luajtur një rol vendimtar në këto arritje.

“Tradicionalisht shërbimi i jashtëm është parë si fushë për burrat, ashtu si ushtria apo policia. Jam suprizuar kur mësova nga diplomatë më të vjetër se në të kaluarën, pranimi në Shërbimin e Jashtëm Shqiptar, ishte në një farë kuptimi edhe më i vështirë për një grua sesa të pranohej në ushtri apo polici. Nuk kishte asnjë ligj, asnjë rregullore që ndalonte gratë të kishin një karrierë në diplomaci. Por kishte paragjykime dhe kishte diskriminim.

Gratë konsideroheshin të dobëta, pa kredibilitet për t´ju besuar sekretet e shtetit. Vetëm pas rënies së komunizmit, Shërbimi i Jashtëm Shqiptar më në fund filloi të ishte i aksesueshëm për gratë në çdo kuptim. Edhe atëherë, për një kohë të gjatë, pati shumë rezistencë dhe gratë përballeshin me një betejë të vështirë për t’u pranuar. Por kur shikoj situatën sot dhe e krahasoj me këtë të kaluar të vështirë dhe sfiduese, kuptoj se ka shumë për të festuar. Diplomacia shqiptare po përjeton sot një moment shumë të suksesshëm. Asnjëherë më parë vendi nuk ka qenë kaq aktiv dhe kaq i pranishëm në çështjet botërore.

Ajo shprehet se roli i gruas në Ballkanin Perëndimor, në marrëdhëniet me BE-në dhe NATO-n, në zgjerimin e shkëmbimeve të saj me Lindjen e Mesme dhe Azinë, te pjesëmarrja e saj proaktive dhe energjike në organizatat ndërkombëtare dhe mandati i suksesshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Nga roli i saj aktiv në Ballkanin Perëndimor, në marrëdhëniet me BE-në dhe NATO-n, në zgjerimin e shkëmbimeve të saj me Lindjen e Mesme dhe Azinë, te pjesëmarrja e saj proaktive dhe energjike në organizatat ndërkombëtare dhe mandati i suksesshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Shërbimi i Jashtëm i Shqipërisë, vitet e fundit, ka bërë shumë duke pasur parasyh peshën e tij, duke fituar respektin dhe vlerësimin e aleatëve dhe partnerëve.

Gratë kanë luajtur një rol vendimtar në këto arritje. Sot, gratë dhe vajzat përbëjnë 57% të Shërbimit të Jashtëm të Shqipërisë. Shqipëria përfaqësohet nga gra ambasadore në disa prej misioneve të saj më të rëndësishme, nga Brukseli, në Uashington, në OSBE e shumë të tjera. Duke e bërë më të hapur Shërbimin e Jashtëm, Shqipëria e ka riaktivizuar dhe rigjallëruar atë.

Kështu janë dyfishuar talentet në dispozicion të diplomacisë shqiptare dhe është pasuruar Shërbimi me ide të reja. Rezultatet janë aty për t’i parë të gjithë. Jo vetëm në diplomaci, sepse ajo që ka ndodhur në diplomaci është vetëm një pjesë e një përpjekjeje shumë më të gjerë në Shqipëri për të fuqizuar gratë dhe për t’u dhënë atyre një rol të rëndësishëm në drejtimin e vendit. Nga ushtria te policia, te administrata dhe sigurisht parlamenti dhe qeveria, gratë shqiptare tashmë janë të përfaqësuara dhe po bëjnë ndryshime pozitive në të gjitha fushat e jetës.

Kjo është arsyeja pse, gjatë Kryesimit të OSBE-së të Shqipërisë dhe aktualisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ne kemi përcaktuar tematikën: ‘‘Gratë, Paqen dhe Siguria një nga prioritetet tona kryesore“. Ne besojmë se kemi detyrimin ta ndajmë këtë përvojë pozitive me botën, sepse ajo na ka mësuar se kur grave iu jepet fjala, përfiton shoqëria në tërësi.”, tha Xhaçka.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?