VIDEO/ Dita ndërkombëtare e grave, protestë para kryeministrisë! Protestueset djegin reçipetat: Poshtë patriarkati!

8 Mars, 19:20| Përditesimi: 8 Mars, 22:36

  • Share

TIRANË- Dhuna ndaj vajzave dhe grave bëri bashkë dhjetëra qytetarë këtë 8 Mars, të cilët marshuan në rrugët e Tiranës. Me pankarat në duar dhe me moton kryesore “Nata është e jona, poshtë patriarkati” protestuesit marshuan nga Qytet Studenti, drejt Kryeministrisë më pas ndaluan tek Bashkia Tiranë, ku edhe e mbyllën te Sheshi ‘Skënderbej’.

Siguria ishte tema kryesore e këtij marshimi, ndaj protestuesit zgjodhën të dilnin natën, duke kërkuar më shumë ndriçim në rrugët e Tiranës. Në shenjë revolte ata dogjën edhe reçipetat para Kryeministrisë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?