8 marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas, dita kur luftohet për liri dhe barazi të grave. Por cili është kuptimi i saj? A është një festë apo protestë? A ka një ditë të ngjashme për burrat? A do të mbahen evente online për hir të kësaj dite?
1. Si nisi e gjithë kjo?
Dita Ndërkombëtare e Gruas, nisi nga lëvizja punëtore për t'u bërë më pas një ngjarje vjetore e njohur nga Kombet e Bashkuara . Farat e saj u mbollën në 1908, kur 15,000 gra marshuan nëpër New York duke kërkuar orare më të shkurtra pune, paga më të mira dhe të drejtën e votës. Ishte Partia Socialiste e Amerikës që shpalli Ditën e Parë Kombëtare të Gruas, një vit më vonë.
Ideja për ta bërë ditën ndërkombëtare erdhi nga një grua e quajtur Clara Zetkin. Ajo e sugjeroi atë në vitin 1910 në një Konferencë Ndërkombëtare të Grave në Kopenhagen. Kishte 100 gra atje, nga 17 vende dhe ato ranë dakord mbi sugjerimin e saj njëzëri.
Për herë të parë dita u festua në vitin 1911, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër. Njëqindvjetori u festua në 2011, këtë vit festohet Dita e 110-të Ndërkombëtare e Grave.
Zyrtarisht Dita u u bë më e festuar kur u festua edhe nga Organizata Ndërkombëtare e Grave. Tema e parë e miratuar nga Kombet e Bashkuara ishte "Festimi i së kaluarës, Planifikimi për të Ardhmen".
Dita Ndërkombëtare e Gruas është bërë një datë për të festuar sa larg kanë arritur gratë në shoqëri, në politikë dhe në ekonomi ndërsa rrënjët politike të ditës nënkuptojnë greva dhe protesta të organizuara për të rritur ndërgjegjësimin për pabarazinë e vazhdueshme.
2. Kur festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas?
Është më 8 Mars. Ideja e Clara-s për një Ditë Ndërkombëtare të Gruas nuk kishte ndonjë datë të caktuar. Kjo datë nuk u zyrtarizua deri në një grevë në kohën e Luftës së Parë Botërore në 1917 kur gratë ruse kërkuan "bukë dhe paqe" dhe pas katër ditë greve Cari u detyrua të hiqte dorë dhe qeveria e përkohshme u dha grave të drejtën e votës. Data kur greva e grave filloi në kalendarin Julian, ishte e diela e 23 shkurt. Kjo ditë në kalendarin Gregorian ishte 8 Mars - dhe kjo është kur festohet sot.
3. Cilat ngjyra janë simbol i Ditës Ndërkombëtare të Gruas?
Vjollcë, jeshile dhe e bardhë janë ngjyrat simbol i Ditës Ndërkombëtare të Grave.
"Vjollca nënkupton drejtësinë dhe dinjitetin. E gjelbra simbolizon shpresën. E bardha përfaqëson pastërtinë, megjithëse një koncept i diskutueshëm. Ngjyrat e kanë origjinën nga Unioni Social dhe Politik i Grave (ËSPU) në Mbretërinë e Bashkuar në 1908," thonë ata.
4. A ka Ditë Ndërkombëtare të Burrave?
Në të vërtetë ka edhe një ditë ndërkombëtare të burrave më 19 nëntor. Por ajo është shënuar vetëm që nga vitet 1990 dhe nuk është një datë e njohur nga Kombet e Bashkuara. Njerëzit e festojnë atë në më shumë se 80 vende të botës. Dita feston "vlerën pozitive që burrat i sjellin botës, familjeve të tyre dhe komuniteteve", duke theksuar modelet pozitive dhe rritur ndërgjegjësimin për mirëqenien e tyre. Tema për vitin 2020 ishte "Shëndet më i mirë për burrat dhe djemtë".
5. Si do të festohet Dita e Gruas dhe a do të ketë ngjarje virtuale këtë vit?
Dita Ndërkombëtare e Gruas është një festë kombëtare në shumë vende, përfshirë Rusinë ku shitjet e luleve dyfishohen gjatë tre ose katër ditëve rreth 8 Marsit.
Në Kinë, shumë grave u jepet një gjysmë dite pushimi, siç këshillohet nga Këshilli i Shtetit.
Në Itali, Dita Ndërkombëtare e Gruas, ose la Festa della Donna, festohet me dhënien e luleve të mimozës. Në SHBA, muaji Mars është Muaji i Historisë së Grave. Një proklamatë presidenciale e lëshuar çdo vit nderon arritjet e grave amerikane.
Ky vit do të duket pak më ndryshe për shkak të koronavirusit dhe më shumë ngjarje virtuale pritet të ndodhin në të gjithë botën.
6. Cila është tema e Ditës Ndërkombëtare të Grave 2021?
Kombet e Bashkuara shpalli temën e vitit 2021 si "Gratë në udhëheqje: Arritja e një të ardhme të barabartë në një botë që përballet me Covid-19".
Drejtori Ekzekutiv i Kombeve të Bashkuara për Gratë Phumzile Mlambo-Ngcuka tha:
"Ne kemi nevojë për përfaqësimin e grave që pasqyrojnë të gjitha gratë dhe vajzat me të gjitha aftësitë e tyre, në të gjitha situatat kulturore, sociale, ekonomike dhe politike. Kjo është mënyra e vetme që ne do të arrijmë ndryshimin dhe të që gratë të përfshihen në vendimmarrje si të barabartë”.
Uebfaqja e Ditës Ndërkombëtare të Grave - e cila thotë se është krijuar për të "siguruar një platformë për të insipiruar ndryshimin tek gratë dhe ofrimin e një modeli të gatshëm quhet #ChooseToChallenge dhe u kërkon njerëzve të "ngrenë dorën lart për të treguar se janë të gatshëm të angazhohen, të zgjedhin të sfidojnë hapur pabarazinë
7. Pse na duhet?
"Barazia gjinore nuk do të arrihet për gati një shekull," duke iu referuar Forumit Ekonomik Botëror, i cili thekson se "askush prej nesh nuk do të shohë barazi gjinore në jetën e tij, dhe ka shumë të ngjarë që shumë nga fëmijët tanë".
Kohët e fundit ka qenë një kohë shumë e vështirë, me të dhëna të reja që zbulojnë se pandemia e koronavirusit mund të zhduk 25 vjet të rritjes së barazisë gjinore. Gratë janë rikthyer edhe njëherë në mënyrë të konsiderueshme për të bërë më shumë punë shtëpiake dhe kujdes familjar për shkak të pandemisë, e cila nga ana tjetër, mund të ndikojë në punën dhe mundësitë e arsimimit.
Pavarësisht shqetësimeve rreth koronavirusit, marshime u zhvilluan në të gjithë botën. Ndërsa shumica ishte paqësore, në kryeqytetin e Kirgistanit të Bishkek, policia arrestoi dhjetëra aktivistë të të drejtave të grave menjëherë pasi burra të maskuar sulmuan marshuesit. Aktivistët thonë se të drejtat e grave po përkeqësohen në vend.
Në Pakistan, marshimet u zhvilluan në disa qytete përballë kërcënimeve të dhunshme dhe peticioneve ligjore. Dhe në Meksikë rreth 80,000 njerëz dolën në rrugë për të theksuar nivelet në rritje të dhunës ndaj grave. Më shumë se 60 njerëz u plagosën.
Megjithatë, në vitet e kaluara, ne kemi parë progres dhe lëvizja e grave ka arritur një shkallë të paparë.
Këtë vit u inaugurua Kamala Harris si e para femër, me ngjyrë si zëvëndëspresidente amerikane aziatiko-amerikane.
Në vitin 2019, Finlanda zgjodhi një qeveri të re të kryesuar nga pesë gra, aborti u dekriminalizua në Irlandën e Veriut dhe një ligj që kontrollonte se si gratë vepronin dhe visheshin në publik në Sudan u shfuqizua.
Dhe kush mund ta harrojë ndikimin e lëvizjes #MeToo, e cila filloi në vitin 2017 me një hashtag në mediat sociale, duke folur kundër përvojave të ngacmimeve dhe sulmeve seksuale? Tani është një fenomen global në rritje, i cili vazhdon të nxjerrë në pah sjelljen e papranueshme dhe të papërshtatshme dhe ka çuar në shumë dënime të profilit të lartë.